ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Tragjedi!!! Akoma 3 të vdekur!!!

Një aksident i rëndë automobilistik u ka marrë jetën 3 minorenëve, ndërsa një tjetër është plagosur, në ngjarjen e shënuar gjatë orëve të para të së premtes.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kosovë e Vogël, në Lushnje, teksa të rinjtë po ktheheshin nga një gëzim familjar.

Drejtuesi i mjetit, sipas burimeve policore, ka humbur kontrollin e mjetit në një kthesë dhe makina tip Benz, me targa AA953AZ, ka rënë në kanal.

Viktimat janë identifikuar si M.R. 16 vjeç, F.R. 17 vjeç dhe SSH 16 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Francesko Mara.

Ende nuk është bërë e ditur nëse aksidenti ka qenë pasojë e shpejtësisë mbi normat e qarkullimit rrugor, apo për shkak të konsumit të pijeve alkoolike nga ana e drejtuesit të mjetit.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top