ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Tradita qe po humbet

  Këngët popullore të kënduara me lahutë e çifteli janë shndërruar në një fenomen gjithmonë e më i rrallë në Shqipërinë e ditëve të sotme, vuri në dukje emisioni i pasdites në Top Channel.

  Këngët popullore të kënduara me lahutë e çifteli janë shndërruar në një fenomen gjithmonë e më i rrallë në Shqipërinë e ditëve të sotme, vuri në dukje emisioni i pasdites në Top Channel.

Pjetër Malusha, banues në Patok të Laçit është njëri prej vetëm atyre dhjetërave rapsodëve të mbetur ende në aktivitet. Siç kujton ai, mësoi të këndonte për Mujin e Halilin 50 vjet të shkuara, kur ishte ende një fëmijë.

”Dëgjoja fshehurazi kur komshiu i binte lahutës dhe m’u ngjall edhe mua dëshira për të bërë të njëjtën gjë. Atëherë isha 15 vjeç dhe lahutën e ndërtova me duart e mia. Telat janë prej bishti kalit, sepse kështu bëhej atëherë”, kujton Malusha.

Me evolimin e botës ka përparuar edhe mënyra se si rapsodia interpretohet e kuptohet. “Lahuta është për këngë dimri. Dikur këndonim gjithë natën, në mbrëmjet e malësorëve. Një këngë mund të shkonte edhe gjysmë ore, ndërsa tani diçka e tillë nuk ndodh më. Për fat të keq, tani këndoj pothuajse vetëm nëpër festivale”.

Përpjekjet për zgjimin e kësaj tradite nuk mungojnë. Në Shqipëri funksionon një qendër e quajtur Qendra e Veprimeve Folklorike, e cila organizon festivale rapsodike në nivel kombëtar e ballkanik.

”Gjatë vitit 2010 përgatitëm një festival ballkanik, i cili do të jetë një pjesë e dosje që do t’i dërgojmë Unesco-s, për të shndërruar këtë traditë në një pasuri botërore”, deklaroi drejtuesi i qëndrës, Esat Ruka.

Megjithatë, arkiva më e madhe e këngëve të këtij lloji mbetet në arkivën e Institutit të Kulturës Popullore. Shumë prej tyre ruhen në celuloid dhe datojnë që prej viteve 1950, kur u bë një aktivitet i gjerë për të promovuar këtë lloj kulture kombëtare.

Robert Çollaku, përgjegjës i arkivës na bën me dije se një investim i menjëhershëm duhet bërë, për të hedhur në kohë të gjithë incizimet dhe filmat e vjetër në teknologjinë e re dixhitale, që do të siguronte ruajtjen e përjetshme të të gjitha veprave.

Ndonëse rapsodët e moshuar vijnë duke u pakësuar, situata nuk është krej pa shpresë. Pesë nga 20 rapsodët në festivalin e fundit ishin nxënës të shkollave 9-vjeçare, ndërsa 65-vjeçari Malushi planifikon të hapë së shpejti një kurs për rapsodët e rinj.

”Me këto këngë më këndon zemra dhe siç më ka thënë nëna, kur këndon zemra nuk vdes kënga”, përfundoi Malushi./top-channel.tv

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top