ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Një Greqi pa emigrantë

Nga Andonis Liakos*

Shkrimi që po botojmë është shkëputur nga trajtesa e gazetës “To Vima”, (të dielën, 28 mars 2009), me titull “Emigracion pa kufij”, të suplementit “Stinë të reja” (Nees Epohes).

Kriza ekonomike, çon në politika armiqësore kundrejt emigrantëve, akoma edhe në deportime në shumë vende. Në Greqi treguesi i politikës antiemigracion është këtu e shumë vite në të kuqe. Jo vetëm me aktet, të cilat herë pas here bëhen të njohura, por gjithashtu edhe me rregullimet që bëhen për nënshtetësinë, qëndrimin dhe të drejtat e emigrantëve. Nuk është bërë ende e ditur për oipinionin publik se mirëqenia nga dekada e viteve ’90 e këtej u dedikohet në njëfarë mënyre edhe prezencës së emigrantëve.

A mundet të imagjinojmë një Greqi pa emigrantë?

Le të fantazojmë se në muajt dhe vitet e ardhshëm detyrohen emigrantët të largohen nga Greqia. Si do të ishte dita e nesërme?

Pasojat e deportimit

Problemi më i ashpër do të ishte fati i të moshuarve, të sëmurëve dhe invalidëve, për të cilët përkujdesen e i kurojnë ushtritë e grave nga vendet e Lindjes, të cilat kanë braktisur në vendet e tyre të afërmit, gjithashtu të pamundur. Shoqëria greke “bleu” përkujdesje dhe shërbime, të cilën nuk mundej të ofronte nga shoqëritë e tjera. Ku do t’i gjente tani infermieret e posaçme për spitalet dhe shtëpitë. Pleq dhe të sëmurë do të stivoseshin të mjerë, të pandihmuar e të braktisur në azile dhe spitale po aq të braktisura e të mjera. Godinat publike e private, ministritë dhe spitalet, aerodromet e trenat, zyrat dhe shtëpitë, pastrohen nga të huajt. Çfarë do të ndodhte sikur për magji të zhdukej edhe kjo kategori?

Jo vetëm niveli i pastërtisë, por edhe nivele të tjera të shëndetësisë do të mbyteshin e binin menjëherë. Do të duheshin vaksina të posaçme që ndokush të vizitonte Greqinë.

Prodhimi bujqësor, ose ajo ç’ka ngeli në Greqi, nga serrat e Marathonës deri në luleshtrydhet e Manoladhës, nga pjeshkët e Maqedonisë Perëndimore deri në portokallet e Argos, u mbështet në duart e emigrantëve, kryesisht nga Pakistani e Bangladeshi. E imagjinoni çfarë çmimesh stratosferike do të kishin ato në ditën e nesërme të deportimit të emigrantëve apo të largimit të tyre? Po qe se do të largoheshin emigrantët do të bëhej edhe më defiçitar, sistemi ekzistues po aq defiçitar i arkave të sigurimeve shoqërore, po aq problematik do të ishte ekuilibri ndërmjet punëtorëve aktivë të cilët me punën dhe detyrimet e tyre sigurative mbajnë e paguajnë pensionet e një pjese jo të vogël të shoqërisë.

Edhe të ardhurat nga taksat do të pakësoheshin ndjeshëm, pasi emigrantët janë shumë më korrektë në krahasim me vendasit përsa u përket pagesave të detyrimeve të tyre. Nuk ka nevojë për shumë fjalë që të mbështetet fakti që dita e nesërme e një Greqie pa emigrantë do të nënkuptonte gjithashtu një rënie të menjëhershme të të gjithë treguesve dhe se punësimi do të zvogëlohej edhe më shumë, pasi do të humbisnin veprimtari, të cilat mbështesin zinxhirin e ciklit ekonomik. Po qe se do të largoheshin, do të merrnin me vete edhe fëmijët e tyre. Shkolla do të mbylleshin, mësues e pedagogë do të humbisnin punën e tyre. Një Greqi pa emigrantë do të ishte një Greqi e plakur, pasi emigrantët janë një popullsi kryesisht e re…

Plan kombëtar shpëtimi

Po qe se e kuptojmë se emigrantët përbëjnë tashmë një pjesë organike të shoqërisë greke dhe të historisë, do të thotë se vendosim t’i integrojmë në një projekt kombëtar të shpëtimit të vendit nga kriza. Ç’do të thotë kjo? Krijimin e një harte të të drejtave të emigrantëve, të cilën do ta respektojë edhe shteti, edhe pushteti lokal, edhe policia, edhe sipërmarrjet. Në nivelin ku emigrantët mbahen në një gjendje gjysmëilegaliteti, ngrihet rreth tyre një rrjet e paraekonomisë së vërtetë, korrupsionit e burokracisë, e cila e çon mbrapa shoqërinë greke dhe vë në rrezik fitoret e shtetit të së drejtës, të shtetit social dhe të kulturës sonë.

Çështja e emigrantëve muk i përket vetëm një pjese të popullsisë greke, na përket të gjithëve. Nga viti 1990 e këtej, historia greke ka një njollë të errët, poshtë së cilës gjendet problemi i emigracionit. Raste emergjente, sikundër është kriza e tanishme ekonomike ose do të zmadhojnë njollën e errët dhe, pas pak vjetësh do të kemi turp për historinë tonë, ose do të na bëjnë që ta pastrojmë njëherë e mirë. Shpesh herë shtrohet pyetja për kufitjë e jashtëm të politikës së emigracionit në mënyrë fobike. Çfarë do të ndodhë me emigracionin? Do të vazhdojë me ritme kaq të mëdha vala e emigrantëve nga vendet e varfëra në ato të pasura? Si do të duhej që të reagonin shoqëritë tona? por emigracioni nuk është një valë e verbër. Po qe se papunësia do të përgjithësohet në vendet e pasura, kjo valë do të përmbahet. Por po qe se ndiqen emigrantët nga vendet e pasura dhe ndërptiten ndihmat financiare të tyre në vendet e varfra, atëherë katastrofa e atyre vendeve do të krijojë valë e dallgë të mëdha refugjatësh të dëshpëruar, të cilët vështirë se do të përmbahen. Ndryshimi i krizës së sotme ekonomike me të mëparshmet gjendet në faktin se globalizmi nuk mundet të anullohet. Çdo shoqëri tashmë eshtë e lidhur në një sistem nga ku, ajo çfarë mendon se ke fituar nga njëra anë e ke humbur nga an tjetër.

Dhe diçka tjetër. Nuk është një e drejtë themelore e demokracive liberale dhe parlamentare ajo që kushdo që paguan taksat duhet të ketë të drejtën të votojë për të ndikuar në mënyrën me të cilën përdoren paratë e tij? Vlerë e vjetër dhe e kuptueshme. Ndaj nuk do të ishte normale që çdo emigrant që merr AFM, të merrte në të njëjtën kohë edhe librin e zgjedhjeve, e thënë shqip, të drejtën e votës…

*)Andonis Liakos është pedagog i historisë në Universitetin e Athinës

Gazeta Tribuna

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close