ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Toponimeti:Shqipëria neglizhoi kërkesën e Greqisë 

Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, në një seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm tha se pas prishjes së Paktit detar pati ngrirje në marrëdhëniet mes dy vendeve . Dervishi tha se pala greke “mbylli” derën dhe sipas tij pala jonë u përshtat me situatën. Gjatë raportimit ai tha se partitë politike gjatë fushatës elektorale ranë në gracë të nacionalizmit por ambasada shqiptare në Greqi sipas tij falë punës diplomatike ka qëndruar larg. Edhe për çështjen Çame ai tha se tani nuk është më tabu.

“Kryeministri Rama theu akullin me vizitën e parë informale në Athinë. Ka një hap të madh cilësor në marrëdhëniet me Athinën. Sot nuk kemi asgjë të fshehtë, të gjitha problemet i kemi hedhur në tavolinë” ka thënë ambasadori dervishi.
ambasadori

ambasadori
Ai ka theksuar se Ligji i luftës tashme nuk është ‘një patate e nxehtë’, Greqia e ka kuptuar që është anakronike dhe po punohet për të gjetur zgjidhje. Sa i përket problemit të toponimeve, ambasadori Dervishi tha se kërkesa është bërë nga pala greke 4 vjet më parë, fqinjët e tjerë e zgjidhën, ndërsa ne e neglizhuam.

“Zgjidhja e këtij problemi u shit në opinionin grek si një favor që Greqia i kishte bërë Shqipërisë, por ishte kërkesë e Greqisë për ne”, ka thënë ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi.

 
Burimi http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/toponimetdervishi-pala-shqiptare-neglizhoi-kerkesen-e-greqise-225206.html#sthash.sESZ5A7s.dpuf

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top