ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Toponimet Zgjidhja sipas praktikës ndërkombëtare

Cështja e toponimeve nuk është politike dhe më vjen mirë që edhe z Bushati nuk e karakterizoi të tillë. Ne do të punojmë që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

Kështu u shpreh zv/kryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Greqisë, z.Evangelos Venizelos gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që zhvilloi sot në Tiranë me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

“Do punojmë shumë shpejt e në mënyrë produktive, që t’iu japim zgjidhje problemeve që kanë lidhje me njerëzit dhe me lëvizjen e tyre të lirë. Me kënaqësi vura re deklaratën e z.Bushati, se në cështje të tilla si ajo e Toponimeve, nuk ka dimension politik dhe asnjë paragjykim, por ka një respekt të plotë, sa i përket sovranitetit territorial dhe marrëdhënieve dypalëshe. Pra kemi një bazë të shëndoshë politike, mbi të cilën mund të zgjidhim këtë problem teknik, sipas praktikave ndërkombëtare”, deklaroi Venizelos.

Lidhur me këtë çështje ministri shqiptar, Ditmir Bushati deklaroi se është gjetur në parim rruga e përbashkët për zgjidhjen.

“Kemi gjetur rrugën e përbashkët në parim për të konsoliduar cështjen e toponimeve si një cështje të karakterit të qartë teknik dhe si një cështje që sa na takon, do të adresohet në përputhje me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në këtë fushë. Duke respektuar në këtë mënyrë të drejtën kombëtare, integritetin territorial, e natyrisht duke i shërbyer qytetarëve, të cilët do korrin benefitet nga ky bashkëpunim, që më pas do të përkthehet në nivelin teknik”, tha Bushati.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top