Toponimet. Me sa duket vuajtjet për emigrantët që kanë problem me toponimet në pashaportat biometrike nuk kanë fund. Ndërkohë që dje me urdhër të veçantë të Ministrisë të Jashtme Greke lejohet kalimi për të gjithë fëmijët që kanë problem me toponimet deri më datën 5 Shtator, në pikën kufitare të Kapshticës dy familje shqiptare nuk u lejuan të kalojnë sepse në pashaportat biometrike shkruhej Selanik.
Ndërkohë që në pikën kufitare të Kakavisë , kalimi vazhdon pa problem për të gjithë fëmijët pavarsisht qytetit të lindjes në Kapshticë problemet vazhdojnë.
Siç ishte lajmëruar dje në mëngjes që në pikën kufitare të Kapshticës ishte dhënë urdhër të kalojnë vetëm fëmijët që kanë vëndlindje në Athinë. Në drekë del urdhër që të lejohen të gjithë pa kufizim. Këtë e konfirmoi dhe Ambasada Shqiptare në Greqi nëpërmjet ambasadorit të saj.
Pra të nderuar bashkëatdhetar bëni shumë kujdes. Ju këshillojmë që përpara se të niseni për në Shqipëri të komunikoni me pikat kufitare dhe ti pyesni nëse lejohet apo jo.
Situata është kaq tragjike dhe komika bashkë. Nuk dimë më kujt dhe çfar të besojmë. Është kompelt paradoksale që në pikat kufitare të Kakavisë mos të ketë problem, kurse në Kapshticë të ketë. Është paradoksale që një shtet të funksionoi në dy mënyra dhe ligji të intepretohet ndrysh në një pikë dhe ndrysh në një pikë kufitare tjetër.
Dhe një herë ju bëjmë thirrje që të keni kujdes në pikën e Kapshticës. Merrni në telefon përpara sa të niseni, ose thjeshtë preferoni pikat e tjera kufitare. Numrat e telefonave të pikave kufitare mund të gjeni këtu NUMRAT E TELEOFONAVE TË PIKAVE KUFITARE SHQIPERI GREQI
albanians.gr
Toponimet. Lejohet kalimi deri në datë 5 Shtator
Toponimet, Greqia lejon kalimin e fëmijëve të lindur në Athinë

Numrat e telefonave të pikave kufitare Shqipëri Greqi
