ΕΙΔΗΣΕΙΣ

TOPONIMET SKANDAL Shkruhet materniteti si qyteti i lindjes për shqiptaren në Greqi FOTO

TOPONIMET SKANDAL Shkruhet materniteti si qyteti i lindjes për shqiptaren në Greqi FOTO

Problemi i toponimeve, është një problem që prek me dhjetra emigrantë shqiptarë që kanë lindur në Greqi. Shkak për këtë problem është shkrimi i vëndit të lindjes të fëmijëve që kanë lindur në Greqi, me terma shqiptare dhe jo me terma internacionale.

Përshëmbull për fëmijët që jan lindur në Selanik nuk shkruhej Thesalloniki Greece por Selanik Greqi, etj etj.

Por edhe pse gabime të tilla jan me qindra, sot na ra në dorë një pashaportë e cila për vendlindjen e fëmijës shkruhej Majeftirio Athinë!!!! Po po saktë lexuat. Majeftirio -meftirio, që në gjuhën greke do të thot materrnitet, u shkruajt si zona e lindjes të fëmijës…..

Skandali me toponimet - Αντιγραφή

Kaq paaftësi nga nënpunësit e gjëndjes civile që kanë nxjerrë çertifikatën e lindjes, por po e njëjta paaftësi e atyre që nxorrën pashaportën???

Është një gabim që e ka komplet fajin shteti shqiptarë dhe zyrat e gjëndjes civile që kanë nxjerrë çertifikata dhe pashaporta me shkrimin e vëndlindjes në gjuhën shqipe. Gjithësesi këtë muaj pritet që ky problem të filloj të zgjidhet.

Por shteti shqiptarë për të gjithë këto paaftësi të tij, kërkon që emigrantët të paguajnë sërisht për të nxjerrë pashaporta biometrike për fëmijët e tyre, tashmë të korigjuara sipas termave ndërkombëtare.

Është të paktën e turpëshme, kjo është skandaloze…

Shënim. Fotografia është përpunuar për mos tu publikuar të dhënat personale por është mbajtur vetëm shkrimi skandaloz. Foto origjinale është në dispozicion të redaksisë sonë.

Gjithashtu ky publikim është bërë me lejen e prindërve të fëmijës.

TOPONIMET SKANDAL Shkruhet materniteti si qyteti i lindjes për shqiptaren në Greqi

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top