ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Toponimet, reagon MPJ-ja: Po punojmë për zgjidhjen e çështjes

Ministria e Punëve të jashtme reagoi sot

Ministria e Punëve të jashtme reagoi sot

ndaj deklaratave të Avokatit të Popullit, lidhur me çështjen e toponimeve të emrave me Greqinë.

 

 

“Ashtu siç iu komunikua edhe Avokatit të Popullit, z. Igli Totozani nga ana e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Aldo Bumçi gjatë takimit që zhvilluan së bashku ditën e premte, datë 26 korrik 2013, Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë dhe vazhdon të mbetet plotësisht e angazhuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, dhe të tjerave në axhendën dypalëshe me Greqinë”, shkruan deklarata e Ministrisë së Jashtme.

 

“Sa i përket çështjes së toponimeve, ajo është bërë pjesë e axhendës së bisedimeve zyrtare me palën greke qysh në vitin 2011, kur kjo e fundit e ngriti si problem.

 

Në funksion të zgjidhjes së saj janë zhvilluar një numër i madh takimesh dypalëshe, në Tiranë dhe Athinë. Gjatë këtij viti Ambasadori grek është thirrur në mënyrë të përsëritur në MPJ për këtë çështje dhe po ashtu, Ambasadori ynë në Athinë ka zhvilluar rregullisht takime në MPJ-në Greke.

 

Kjo çështje është ngritur nga pala jonë edhe në takimet e Ministrit të PJ, z. Aldo Bumçi me Homologun e tij grek, z. Dimitris Avramopulos”, shkruan më tej deklarata.

 

“Në këtë kuadër të zgjidhjes së çështjes së toponimeve Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me atë të Drejtësisë, i ka përcjellë një propozim konkret palës greke, prej së cilës pritet një përgjigje”.

 

burimi www.shekulli.com.al

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top