ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Analizë: Toponimet në pashaporta, problem akoma dhe me qytetin e Athinës?

Që Tetorin e 2012  është shfaqur

Që Tetorin e 2012  është shfaqur

problemi i madh i toponimeve greke në pashaportat shqiptare. Në pashaportat shqiptare, për fëmijët që janë lindur në Greqi, vëndlindja e fëmijës shkruhet në gjuhën shqipe, përshëmbull Selanik Greqi, Athinë Greqi, Korfuz Greqi etj.

 

Por nga mesi i tetorit autoritetet greke të kufijve me urdhër të veçantë fillun të mos lejojnë fëmijët e emigrantëve shqiptarë të hyjnë në  Greqi, për shkak të toponimeve në pashaportën e tyre. Qeveria greke filloj të kërkoj që të zbatohen ligjet ndërkombëtare ku qytetet greke në pashaporta të shkruhen sipas emrave të tyre në anglisht, dmth Selaniku të shkruhet Thesaloniki, Korfuzi Corfu, Janina Ioanina, Follorina Florina  etj.

Nga ana tjetër për fëmijë që ishin lindur në disa qytete të tjera të Greqisë si psh Patra, Iraklio, Kavala etj nuk ekziston ky problem sepse në shqip emri i qytetit shkruhet pothuajse si në anglisht.

Por sipas informacioneve që bëhen publike në media, akoma dhe për qytetin e Athinës autoritetet kufitare greke kanë krijuar probleme. Në greqisht por me shkronja latine duhej të shkruhej Athina kurse ne shqip Athinë,pra për një  Ë në rastin tonë krijohen probleme tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Në mars nuk u lejuan të kalonin emigrantë nga pika e Kakavisë vetëm se në pashaportë shkruhej vendlindja Athinë, Greqi, dhe Korfuz Greqi.

Kujtojmë këtu se  shteti grek se pati problem në   vitin 2004 të ndërronte emrin e qytetit.  Me lojrat olimpike që u organizuan atë vit, Greqia me notë të veçantë ka karakterizuar Athinën nga Athina në Athens. Kshu që Lojrat Olimpike të 2004 duhet  të quheshin ATHINA 2004 por u quajtën Athens 2004. Një praktikë kjo që u bë për herë të parë në historinë e këtyre lojrave, dhe Athina ishte i pari vënd që nuk përdori emrin zyrtar të qytetit  me gërma latine  siç bën qytete të tjera që u organizuan këto lojra, fjala vjen BEIJING 2008, MOCKBA 1980, MUNCHEN 1972.

Gjithësesi ajo që na intereson më shumë është se a do zgjidhet kjo çështje, kur do zgjidhet dhe çfar do bëhet më tej.

Një analizë rreth problemit. Çfar është thënë dhe çfar është bërë

Sot do tentojmë t bëjmë një analizë rreth këtij problemi kaq të madh. Si u shfaq, çfar është bërë , si do zgjidhet.

Në rradhë të parë kjo çështje me një marveshje të veçantë, që datonte që nga vitet 2000 , ishte zgjidhur mes dy qeverive , dhe ishte lënë në harresë. Gjithashtu e gjithë Shqipëria ndërroj pashaportat nga ato të vjetrat në ato biometrike. Pashaportat ndërruan dhe qindra mijëra emigrantë shqiptarë që ndodhen në Greqi, si dhe  fëmijët e tyre që kanë lindur në shtetin helen. Paijsa e emigrantëve shqiptarë vazhdoj normalisht dhe shteti shqiptarë nuk morri masat që në fillim të zgjidhej kjo çështje. Pra përgjegjësia kryesore i bie shtetit tonë që nuk negocioi që në fillim për këtë problem, por lejoi fëmijët e emigrantëve në Greqi, të paisen me një pashaportë e cila siç u duk më vonë nuk do pranohej nga autoritetet greke.

 

Së dyti në Tetor të 2012, disa dit para shfaqjes të problemit të toponimeve, deri në atë kohë problem i panjohur gjërësisht,në Athinë vjen për vizitë zyrtare Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në atë kohë, Edmond Panariti. Në një takim në Ambasadën Shqiptare në Athinë mes zotin Panariti dhe përfaqësive të emigrantëve shqiptar në Greqi,(ku ndodhje dhe stafi i albanians.gr) u ngrit dhe çështja e toponimeve. Ministri shqiptarë deklaroj se u diskutua çështja me homologun helen zotin Avramopulos, dhe se u ra dakort që për 6 mujorin e ardhëshëm (domethënë në atë kohë Tetor 2012-Prill 2013) do vazhdonte normalisht lëvizja e emigrantëve, dhe njëkohësisht do ngrihej një komision dypalësh për të përgatitur një marrveshje të re mes dy shteteve.

Siç dihet në Janar me dhjetra fëmijë emigrantësh nuk u lejuan të kalojnë as në pikat kufitare tokësore, dhe as në aerodromin e Athinës. Gjithashtu me dhjetra fëmijë emigrantësh kanë ngelur në Shqipëri.

Zgjidhja e këtij problemi është politike dhe ndërshtetërore! Duhet një marveshje e re , që do nënshkruhet nga të dy qeveritë.  Negociatat edhe pse vonë kanë filluar por akoma janë në fazën fillestare. Sipas specialistit të çështjeve të emigracionit zotit Fatos Malaj, i pyetur nga albanians.gr për problemin e toponimeve na dha këtë përgjigje

Në një takim me diplomatët e Ministrisë së Jashtme të Shqiperisë dhe përgjigjia që ata dhanë në këtë pyetje ishte që” Pala greke nuk di çfarë kërkon.” Ne, si Ministri u kemi propozuar që në regjistrat e Gjendjes Civile në Shqipëri regjistrimi të bëhet ne dy mënyra : p.sh. (Selanik- Thessaloniki) dhe ata nuk pranuan . Ne takimet që janë zhvilluar si në Ministrinë e Jashtme dhe ne Ministrinë e Punëve të Brendshme të Greqisë pretendojnë që gabimi është nga Qeveria Shqiptare…

Një intepretim i kësaj shprehje është se pala greke është e vendosur të zbatohet ligji ndërkombëtarë i toponimeve, kurse pala shqiptare përpiqet të fitoj kohë dhe të gjej një zgjidhje të mesme, sepse në një rast të tillë, llogjika thotë që të gjithë pashaportat e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi do duhen të ndërrohen, pra kosto për këtë do jetë shumë e madhë si për qeverinë shqiptare si për emigrantët.

Përfundim

Problemi i toponimeve është një nga problemet më të mëdha që po hasin këtë kohë emigrantët shqiptarë në Greqi, një problem që akoma nuk është i zgjidhur. Pashkët po afrojnë gjithashtu dhe sezoni i verës.

Sipas disa burimeve të albanians.gr rregullorja e toponimeve  herë zbatohet herë nuk zbatohet nga  policia kufitare greke, Pra nuk është e sigurtë nëse një fëmijë që në pashportën e tij shkruhet vëndlindja Athinë, do lejohet të kaloj apo jo. Por me fëmijët nuk mund të luhet “koka a pil”! Pasiguria vazhdon.

Po sipas të njëjtëve burimeve zgjidhje përfundimtare të këtij problemi do ketë mbas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri q; si[ dihet do zhvillohen në 23 Qershorë.

Shumë shpejt do i rikthehemi me artikuj këtij problemi.

 

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top