ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Toponimet. Ndryshon marveshja për datat që do lejohet kalimi i emigrantëve shqiptarë

Siç u bë e ditur nga mediat në Shqipëri ,

Siç u bë e ditur nga mediat në Shqipëri ,

duket se ka ndryshuar data e lejimit të hyrjes në Greqi, të emigrantëve që kanë problem me toponimet në pashaportat biometrike.

 

Sipas reportazhit të mediave shqiptare, në pikën kufitare të Kasphticës emigrantët me pashaporta biometrike që kanë gabim vëndlindjen e fëmijëve do lejohen të kalojnë deri në datë 7 Maj dhe jo 12 Maj siç ishte rënë dakort fillimisht.

Për pikën kufitare të Kakavisë marrveshja nuk ndryshon dhe është ajo që ekziston deri në 12 Maj.

Albanians.gr erdhi në kontakt me të gjitha  pikat kufitare me Greqinë dhe u konfirmuan se për Tre Urat në Përmet dhe pikën kufitare në Kakavi marrveshja është për kalim të lirë deri më 12 Maj

Për pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë , oficeri u shpreh se akoma nuk u ka ardhur urdhëri nga drejtoria e përgjithëshme e kufirit, pra nuk është e qartë do lejohet apo jo kalimi.

Për sa i përket pikës Kufitare të Kapshticës, sipas autoriteteve të kësaj pike kufitare, deri tani nuk ka ardhur asnjë urdhër i dytë për ndërrim datash, dhe për policinë kufitare shqiptare vazhdon të jetë në fuqi marrveshja e nënshkruar disa ditë më parë.

Për çdo të re do ju informojmë .

albanians.gr

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top