Ministri i emëruar i Rendit i Shqipërisë në qeverinë e re , z. Sajmir Tahiri ka zhvilluar një takim me Ministri e Mbrojtjes të Qytetarit të Greqisë z. Nikos Dhendhias.
Siç u bë e ditur në krye të axhentës të takimit që zgjati për rreth një orë, ishte çështja e toponimeve si dhe trajnimi i qytetarëve dhe emigrantëve shqiptarë në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Zoti Tahiri i kërkoj homologut të tij të mos pengohen më emigrantët që kanë problem me toponimet në pashaportat biometrike deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit nga ministritë e jashtëme.
Ministri grek i Mbrojtjes të Qytetarit u zotua se kjo çështje do të zgjidhet menjëherë dhe se nuk do ketë më pengesa për emigrantët shqiptarë në pikat kufitare.
Zoti Tahiri kërkoi ngritjen e një qendre shkëmbimi të informacionit, në pikat e mëdha kufitare që lidhin dy vendet me qëllim evidentimin e problemeve për kalimin e emigrantëve dhe qytetarëve shqiptarë për të garantuar respektimin e lëvizjes së lirë, dinjitet të qytetarëve dhe respektimin e parimit të reciprocitetit.
albanians.gr
LEXONI AKOMA
Të gjitha informacionet mbi problemin e toponimeve
Toponimet. Jepet leje për kalim deri në fund të shtatorit.
