Toponimet. Lejohet që sot lëvizja e lirë e të gjithë emigrantëve të cilët kanë problem me toponimet në Pashaportat Biometrike
Shkruan Gaston Sanxhaku
Lajmin e konfirmon në faqen e tij në Facebook Sekretari i Parë i Konsullatës Shqiptare të Selanikut z. Artur Porpollogu.
Siç dihet disa ditë më përpara në Bruksel, mes Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë z.Bushati dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë z.Venizelo, u nësnhkruajtë një monatorium për zgjidhjen deri në 1 Janar të vitit 2015 të problemit të toponimeve LEXONI MË SHUMË KËTU Toponimet Zgjidhje deri më1 Janar 2015 Lëvizje e lirë e emigrantëve deri atë datë
Në këtë marrveshje, ndërt të tjerat u ra dakort që të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë problem me shkrimin e toponimeve në pashaportat Biometrike do kenë mundësinë deri në skadimin e afatit të monatoriumit, të lëvizin të lirë pa hasur problem në pikat kufitare.
Lajmi i plotë i zotit Porpollogu në Facebook
“Te nderuar emigrante !
Miq dhe bashkatdhetare te kudondodhur ne Greqi,kam nderin tju njoftoj se nga sot hyn ne fuqi zbatimi i mareveshjes se nenshkruar disa dite me pare ndermjet MPJ te shtetit grek dhe MPJ te Shqiperise,me konkretisht ndermjet dy ministrave te jashtem ,z Bushati dhe z Venizelos, ne lidhje me pashaportat e femijeve shqiptare te lindur ne Greqi,dhe problemin kaq shume te perfolur te toponimeve. Nga sot ”toponimet”,kjo shenje e zeze dhe e turbullt e diplomacise shqiptaro- greke nuk do te jete me pengese per levizjen e lire te famijeve shqiptare drejt Shqiperise dhe anasjelltas.
Si nje nga te drejtat themeltare te njeriut,ajo e levizjes se lire ,tanime do te jete nje fakt i kryer per emigrantet shqiptare dhe femijet e tyre qe per kàter vjet kaluan nje periudhe tranzicionale durimi dhe mirekuptimi ne lidhje me nje problem qe u shkaktua per ta,por jo nga Ata.
Njoftimi zyrtar konfirmohet nga Drejtori i Policise per piken e kalimit kufitar Kristalopigji z. Josif Parutoglu.”
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
