ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Toponimet Lejohet kalimi i lirë deri më 5 Maj

Greqi. Sipas një qarkore të re që dërgoi sot Ministria e Rendit e Greqisë, lejohet duke filluar nga sot, deri më datë 5 Maj kalimi lirë i të gjithë emigrantëve që kanë problem me toponimet në pashaportat biometrike.

Në pashaporta nuk do vendoset vulë por të gjithë emigrantët që kanë gabim toponimet në pashaportat biometrike do marrin nje vulë në një fletë të bardhë.

Pavarsisht lehtësimeve që jepen në rast festash dhe gjatë periudhës të pushimeve verore, problemi i toponimeve kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe nuk pret më shtyerje.

Edhe pse janë zhvilluar me dhjetra takime mes zyrtarëve shqiptarë dhe atyre grek, akoma nuk ka një zgjidhje përfundimtare për këtë problem kaq serioz, i cili përveç udhëtimit në Shqipëri krijon probleme dhe në rinovimin e letrave për një pjesë të fëmijëve të emigrantëve, kryesisht atyre që janë lindur në qytetet veriore të Greqisë siç është Selaniku.

Rikojtojmë këtu dhe telefonat e pikave kufitare për të gjithë ata që do duan më shumë informacione.

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top