Fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Athinë, që më parë kanë pasur probleme me toponimet do të lejohen të kalojnë nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinjë, Greqisë.
Vendimi i palës greke është konfirmuar nga Drejtori i Kufirit të Kapshticës, Ylber Zyberi. Sipas tij do të lejohen të kalojnë për në Greqi fëmijët që kanë lindur në Athinë, ndërsa përjashtohen ata që kanë lindur në Selanik, Follorinë apo rrethina të tjera.
Në lidhje me këtë vendim të pjesshëm mësohet se autoritetet shqiptare kanë nisur një takim me palën greke, për të kuptuar dicka më shumë, pasi nuk dihet ende pse pala greke e ka marrë këtë vendim.
burimi www.ballkanweb.com
