ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Toponimet. Ende asnjë leje kalimi për në Gusht. Çfar duhet të keni kujdes

Toponimet. Sipas informacioneve që disponojmë

Toponimet. Sipas informacioneve që disponojmë

ende nuk është dhënë asnjë leje speciale për kalimin e fëmijëve që kanë problem me toponimet greke në pashaportat biometrike shqiptare.

 

Edhe pse gushti ka hyrë dhe janë me qindra emigrantët që i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar pushimet e verës, autoritetet greke ende nuk kanë dhënë asnjë leje për kalimin e lirë të emigrantëve shqiptarë që kanë problem me toponimet.

Për arsye që zgjidhja përfundimtare e këtij problemi do vonoi, të gjithë emigrantët presin të lejohet kalimi për muajin gusht me marrveshje të posaçme mes pikave kufitare ashtu siç u praktikua për Pashkë ose për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri në 23 Qershor.

Javën që shkoi Ambasadori i Shqipërisë në Greqi zoti Dashnor Dervishi pati takim me Ministrin e Jashtëm Grek zotin Evangjelos Venizelos kur ndër të tjera u diskutua dhe porblemi i toponimeve. Ministri grek u premtoj zgjidhje të problemit , dhe deklaroj se stafi i tij do hyj menjëherë në kontakt me autoritetet e Ministrisë të Jashtëme shqiptare për të zgjidhur çështjen.(Lexoni këtu artikullin: Athina premton zgjidhje për problemin e toponimeve)

Dhe ambasadori shqiptarë deklaroi se ky problem është çështje prioritare në axhendën e marrëdhënjeve mes dy vëndeve. Por mos harrojmës e Shqipëria tashmë është në fazën e ndërrimit të qeverive kështu që rifillimi i negocjatave pritet mbas shtatorit ku do marri detyrën ministri i ri i jashtëm.

Duhet këtu të theksojmë se shumë zëra qarkullojnë se  lejohet kalimi nga 1 gusht deri ne 5 shtatorë. Diçka e tillë nga autoritetet kufitare greke nuk konfirmohet, por as Ambasada Shqiptare në Greqi nuk konfirmon se ka një marrveshje të tillë.

Gjithësesi nuk janë të gjithë qytete që kanë problem. Por ju këshillojmë se përpara se të niseni për në Shqipëri të komunikoni me autoritete kufitare. Numrat e telefonit do i gjeni tek linku i mëposhtëm (Numrat e telefonave të pikave kufitare Shqipëri Greqi). Ka shumë që thojnë jo kaloi djali im jo kaloi vajza etj…ka pasur raste që 2 fëmijë, vëllezër , nga i njëjti vendlindje , njëri ka kaluar tjetri jo, vetëm për një gërmë që ndryshon nga njëa pashaportë në tjetrën. Kështu që duhet të bëni shumë kujdes.

Ne si staf i albanians.gr do jemi vazhdimisht në ndjekje të këtij problemi serioz dhe për çdo zhvillim do ju lajmërojmë menjëherë.

 

Athina premton zgjidhje për problemin e toponimeve

 

Numrat e telefonave të pikave kufitare Shqipëri Greqi

 

Avokati i Popullit: Zgjidhni çështjen e toponimeve

 

 

Toponimet, reagon MPJ-ja: Po punojmë për zgjidhjen e çështjes

 

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top