Greqi. Siç u bë e ditur para disa orësh,
falë një marrveshje mes policisë kufitare të Shqipërisë dhe Greqisë, emigrantët shqiptarë dhe fëmijët e tyre që kanë problem me toponimet në pashaporta do lejohen të kalohen nga pika kufitare e Kakavisë deri më 12 MAJ.
Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Kufirit në Gjirokastër Admir Abrija, i cili, mbasi u takua me drejtorin e policisë të Janinës dhe komandantin e pikës kufitare të Kakavisë, ranë dakort që emigrantët që kanë problem me toponimet në pashaportat e fëmijëve të tyre do lejohen nga data e sotme 27 Prill deri me 12 Maj , të kalojnë kufirin dhe të kthehen në Atdhe për të festuar Pashkët. Mbas datës 12 maj skadon kjo marveshje dhe nuk do lejohen më të hyj në Greqi , asnjë person që ka problem me toponimet.
Fillimisht u bë e ditur se kjo marrveshje do ishte e vlefshme vetëm për pikën kufitare të Kakavisë por para disa minutash bashkpuntorët e albanians.gr erdhën në kontakt me pikën doganore të Kapshticës dhe u konfimrua se kjo masë do jetë e vlefshme edhe për pikën kufitare të Kapshticës.
Gjithashtu Ambasada jonë në Greqi konfirmoj marveshjen.
VINI RE: Marveshja hyn në fuqi sot 27/4 deri më 12 Maj. Dhe është e vlefshme VETËM PËR PIKËN KUFITARE TË KAKAVISË DHE TË KAPSHTICËS
Për çdo të re do ju informojmë
Përgatiti për albanians.gr
Gaston Sanxhaku
