Shqip

Tiranë, shpërthim eksplozivi, një i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar vetëm pak minuta më parë në kryeqytet, në afërsi të stadiumit “Dinamo”.

Një automjet tip “Mercedes-Benz ML” me targa AA 948 AP është hedhur në erë, ku dyshohet se është përdorur një sasi e konsiderueshme lëndë plasëse.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për viktima, por vetëm për një person të plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Bëhet e ditur se i plagosuri është shtetasi Artan Prenga, 35 vjeç, nga Rrësheni.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të nisur zbardhjen e ngjarjes.

 

Marë nga: http://www.top-channel.tv/

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top