Dy punonjës të policisë rrugore janë arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të tyre.
Mësohet efektivët në pranga janë Artan Hasanaj dhe Avdulla Dafku. Sipas SHKB, arrestimi i 2 punonjësve të Policisë Rrugore kishte bërë kallëzim shtetasi shqiptar me iniciale A.V. emigrant në Itali. Mësohet se efektivët e policisë, dyshohet se i kanë kërkuar dhe marrë një shumë parash drejtuesit të mjetit A.V., në këmbim të mosmarrjes së masave ndëshkuese, për shkeljet e konstatuara.
Nga hetimet e kryera pas marrjes së denoncimit, SHKB arriti në përfundimin se kishte disa raste të veprimeve korruptive të punonjësve, Hasanaj dhe Dafku, ndaj personave të ndryshëm.
Ndërkaq, materialet proceduriale i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
BURIMI www.shqiptarja.com/home/1/tiran–i-k-rkuan-para-emigrantit-shkb-arreston-2-efektiv-t-rrugor–235958.html#sthash.I65P7etJ.dpuf
