Shqip

Tiranë Çel punimet Samiti i II i Diasporës

Në Tiranë është organizuar ceremonia e mikpritjes për pjesëmarrësit në Samitin e Dytë të Diasporës Shqiptare, i cili do të mbahet në dy ditët në vazhdim në disa sesione.

Pjesëmarrës në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar të Shqipërisë, zyrtarë nga vendet e rajonit, si dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

Gjatë aktivitetit, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në një fjalë përshëndetëse theksoi se ky samit paraqet një zhvillim të veçantë për pjesëtarët e diasporës.

“Politikanët e të gjithë trevave shqiptare vijnë jo që ju të na dëgjoni, por që t’ju dëgjojnë. Në Samitin e Dytë të Diasporës do të jemi të gjithë bashkë për të diskutuar, për t’u përgjigjur pyetjeve, shqetësimeve dhe problemeve. Do të jemi për t’u bërë të ndiheni më afër me njëri-tjetrin, më afër me vendlindjen, për të qenë gjithë bashkë për një shqiptari më të mirë. Diaspora mbetet një histori e pashkruar për atë që ka bërë e do të bëjë. Sfidat që na presin janë edhe më të veçanta”, tha Majko.

Samiti zhvillon punimet deri më 2 mars, dhe organizohet nën kujdesin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dhe Kryeministrisë së Shqipërisë.

Gjatë samitit ku marrin pjesë personalitete të diasporës shqiptare nga vende të ndryshme të botës do të organizohen disa panele diskutimi dhe do të trajtohen çështjet si “Vota si e drejtë”, “Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm”, “Vendlindja dhe diaspora”, “Identiteti shqiptar”, etj.

Në Samitin e Dytë të Diasporës do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Qeveria e Shqipërisë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Mes atyre që do të përshëndesin samitin e diasporës, janë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, por pavarësisht krizës politike në Tiranë, ftesë i është dërguar edhe kryetarit të Partisë Demokratike, por Luzim Basha refuzon ftesën dhe thotë se “ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit”

Samiti i Parë i Diasporës është mbajtur në nëntor të vitit 2016 në Tiranë.AA

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close