ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Tirana nje kthim pa identitet

Nёse rrugёs asgjё nuk ёshtё e bukur, atёherё ёshtё faji i natyrёs, nёse
natyra e ka bёrё çdo gjё tё bukur atёherё do t’i duhet njeriut ta
ndёrtojё. Nёse, njeriu ndёrton por po aq sa ndёrton prish, atёherё faji
i mbetet kombit tё njeriut. Nё kёtё mospёrpjestim imazhi, shfaqet edhe
njё harmoni e pakultivuar mirё nё rrugёt tona. Sa herё qё sheh njё
ndёrtesё tё bukur, (s’e kam fjalёn pёr ato me xhama dhe beton, por pёr
natyrёn urbane qё karakterizon traditёn nё kohёn e saj kur ishte ende
foshnjё), mё bёn shpesh tё mendoj: “Pse vendi im nuk ka njё arkitekturё
si e gjithё Europa!?” Po aq, mё bën tё dyshoj edhe tek vullneti pёr ta
bёrё kёtё…
Ajo qё mё shqetёson mua, ёshtё harmonia e kotё e urbanistikёs, sidomos nё arkitekturё. Tek
ne, tradita merr fund gjithmonё, aty ku fillon e reja. Nёse e ke
shtёpinё nё kat tё parё, ёshtё fat i madh, po e njёjta ndodh edhe nёse
ke njё bodrum me pamje nga rruga kryesore. Po kёto te dyja nuk janё
asgjё para fatrёnieve tё tjera si kёto… Pёr shembull; tё kesh
shtёpinё nё kat tё fundit e tё bёsh njё shtesё mё tё lartё, tё kesh njё
vilё tё vjetёr e tё bukur, rrallë ndodh t’i bjerё (aksidentalisht)
zjarri dhe tё bёsh një pallat tё stёrmadh.
Tirana, nё pamje tё parё duket sikur ka lindur dje, njё qytet pa
identitet e pa kulturё. Sado traditё tё bukur tё ketё nё veshje edhe nё
tё ngrёnё, nё pamje tё parё kur vjen si turist, cdo gjё tё duket shume
e pakёt. Duket sikur Tirana, ёshtё krijuar vetёm nё kohёn e njeriut
socialist dhe asgjё mё parё.

Trishtueshёm, por si Tirana janё edhe shumё qytete tё tjera. Na
mungon shumё njё shpirt tradite neobaroku, me tё cilin filluam tё
krijonim nё fillim tё viteve 1915. Dritareve tё imazhit nё fasadat
tona, dritareve tё imazhit qytetar i mungon mё shumё njё traditё e
tillё, e cila na bёn tё ndryshёm nga Europa, por tё njёjtё me hiçin.
Dritares sё fasadёs, (gjё qё shpreh imazhin qytetar) i mungon bordura e
rёndё me njё parmak qё e kufizon rёndshёm. E thënë thjeshë, nuk dimё tё
kujdesemi pёr imazhin. Nёse vilat e vogla me traditё mesdhetare, u
rrafshuan rёndshёm nga sitemi komunist, po tё njёjtёn gjё do tё bёnte
edhe demokracia e pas viteve 2000, duke shkatёrruar njё pjesё tё tyre
pёr pallate makutёrie. Kjo padyshim sepse ligji nuk di ta ruajё, sepse
qytetari nuk e do njё gjё tё tillё, sepse qytetarit mendjengushtё
gjithmonё e mё shumё i intereson tё zёrё hapёsirёn e tjetrit,
mundёsisht edhe ajrin e dritёn.

E patёm shansin nё dorё, qё pas viteve 90-tё ndёrtonim ndёrtesa
neobaroku, njёsoj si ato te gjyshёrve tanё (njё arsye mё shumё se pёrse
ata burra me frak ishin mё afёr mendimit europian). Por ne kështu
rezultojmë njerёz me shije te munguar. Aq shumё joharmoni ka nё rrugёt
tona, sa ajo qё sheh tё mёrzit imazhin. Nёse sitemi i njeriut
socialist, do tё dinte tё ndёrtonte njё zili pёr t’ u parё, atёherё
shumё mirё do tё linte tё paprekur çdo gjё nё Tiranёn sa orientale aq
aristokrate me oborre lulesh, dhe do tё ndёrtonte diku tjetёr, me po
kёtё sistem qё ka bёrё edhe sot, qё Tirana tё hapej me gjerё.
Nёse unё shikoj vila tё pabukura atёherё kjo ka tё bёjё me mendimin e
kohёs. Edhe nёse qytetari nuk di ta ruajё imazhin e tij te parё, qoftё
edhe pёr mburrje nё tё tilla shtёpi, tё cilat jam duke i cituar,
atёherё ai nuk do tё dijё kurrё tё mёsojё bohemin, as romancёn as edhe
atё pak klasike tё pagjetur kurrё me parё.
Kur do vijё dita qё qytetarit shqiptar ligji t’i vёrё gjobё? Se ka
ndryshuar ballkonin, se ka prishur fasadёn, se grilёn e ka vёnё ndryshe
nga tё tjerёt, se kangjellat e oborrit i ka lyer ndryshe nga fqinjёt?
Shpirti i popullit duket qartё nё arkitekturё…

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close