ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Tirana me e shtrenjet se Roma

Sipas një studimi krahasues të kryer nga Banka e Shqipërisë,

Sipas një studimi krahasues të kryer nga Banka e Shqipërisë,

të vetmit kryeqytete ku banesat kushtojnë më shtrenjtë se Tirana janë Beogradi dhe Stambolli, ndërsa në kryeqytetet e tjera (në gjithë Europën Qendrore dhe Lindore) shtëpia kushton më lirë, se në kryeqytetin shqiptar në raport me të ardhurat vjetore për frymë, raporton e përditshmja Dita.

Në Tiranë, një apartament 100 m2 në qendër kushton 38.5 herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto vjetor për frymë. Në Stamboll, një apartament me të njëjtat parametra kushton sa 41.6 herë PBB vjetor për frymë. Rekordin e mban Beogradi, ku një apartament i tillë kushton 55.8 herë e të ardhurës mesatare vjetore në vend.

Në kryeqytetet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore shtëpitë kushtojnë ndjeshëm më lirë se në Tiranë. Për shembull, në qendër të Varshavës një apartament kushton 34.7 herë sa PBB për frymë e Polonisë, ndërsa në Bukuresht 32.6 herë sa Prodhimi kombëtar vjetor për banor. Në Zagreb, Sofje dhe Budapest, ky raport shkon nga 20 deri në 23.

Madje, as në Romë shtëpitë nuk kanë një kosto relative aq të shtrenjtë sa në Tiranë. Një apartament në qendër të Romës kushton 25 herë sa Prodhimi Kombëtar për frymë i Italisë. /gazetatema/

http://www.zeri.info

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top