Shqip

Thirrja e dytë e fortë e SHBA-së për opozitën: Mos digjni mandatet, Basha dhe Kryemadhi të dënojnë dhunën

Shtetet e Barshkuara të Amerikës insistojnë duke i bërë apel opozitës shqiptare që të mos djegë mandatet e deputetëve. Sot ka ardhur edhe thirrja e dytë nga Amerika për drejtuesit e opozitës shqiptare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Pas deklaratave të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë (lexo ketu), sot ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, që i ka bërë thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ka zhvilluar mbrëmë dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, zoti Palmer u bëri thirrje të dy udhëheqësve të opozitës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në proceset demokratike, duke theksuar rolin jetik, që partitë e opozitës duhet të luajnë në një shoqëri demokratike.

Diplomati i lartë amerikan, siç u shpreh zëdhënësi për Zërin e Amerikës, “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”. Zoti Palmer, ndërsa theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e qytetarëve për të protestuar në paqe, u bëri thirrje si zotit Basha edhe zonjës Kryemadhi të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.

Përpos SHBA-ve, apelet drejtuar opozitës kanë ardhur edhe nga Brukseli, Gjermania dhe shumë vende të tjera të BE-së (lexo ketu). Pas protestës së dhunshme para Kryeministrisë, opozita shqiptare protestoi sërish sot, këtë herë përpara parlamentit, ndërsa më pas deputetët e PD-së dhe LSI-së (me përjashtim të pesë emrave) firmosën djegien e mandateve duke injoruar thirrjet e ndërkombëtarëve (lexo këtu).

d.ba./G.M.

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close