Egjiptiani i arrestuar në Kapshticë, El Sayed Ali Ahmed El Ezabi, kërkon azil politik në Shqipëri.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë Ministrisë së Brëndshme, sipas të cilave i dënuari në Egjipt me 24 vjet burg për “grusht shtetit” kërkon që mos të ekstradohet drejt vendit të tij. Mësohet gjithashtu dhe se kërkesa është dorëzuar pranë drejtorisë së azil kërkuesve në Ministrinë e Brëndshme.
kërkesa është argumentuar për faktin se në Egjipt, ai është dënuar për shkak të bindjeve politike dhe angazhimeve të tij për të rikthyer në pushtet presidentin e rrëzuar me anë të grushtit të shtetit Muhamed Mursi.
El Ezabi pretendon se procesi gjyqësor ndaj tij ka qenë politik dhe nëse ekstradohet në Egjipt i rrezikohet jeta.
