ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Tërmet i fuqishëm në kufirin Greqi Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti ja ndierë në disa qytete të vendit në orët e para të ditës së sotme. Mësohet se, tërmeti me intensitet 7 ballë është shënuar në rrethin e Sarandës në zonën kufitare me Greqinë, por deri tani nuk raportohen dëme materiale.

Lajmi bëhet i ditur nga shërbimi Sizmiologjik, sipas të cilit lëkundja e parë dhe më e forta është shënuar në orën 02:54, 5.1 shkalla rihter dhe epiqendra ka qenë në Konispol, në kufi me Greqinë.

Tërmeti në epiqendër ka shënuar intensitet 7 ballë, ndërsa është ndjerë me intensitet 6 ballë në zonat e banuara të fshatrave të Konispolit, 5 ballë në Sarandë e Delvinë dhe 4 ballë në Gjirokastër. Pas goditjes së parë ka pasur edhe dy – tre të tjera më të lehta.

Tërmeti konsiderohet nga sizmologët i fortë, por fatmirësisht epiqendra ka qenë në një zonë të pabanuar. Në fshatrat e Konispolit ku janë ndjerë edhe lëkundjet më të mëdha deri tani nuk raportohen shtëpi apo objekte të tjera të dëmtuara.

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top