ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Tërhiqni pasaportat biometrike të kërkuara në Athinë dhe Selanik gjatë viteve 2011 2012

Janë të shumta pasaportat biometrike dhe letërnjoftimet elektronike për të cilat është aplikuar vitet e shkuara pranë Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe konsullatës në Selanik që nuk janë tërhequr nga qytetarët.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të shkojnë t’i marrin sa më shpejt pasi shumë shpejt ato do të asgjësohen.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për dokumente identiteti në vitin 2011 dhe 2012, por që ende nuk i kanë tërhequr këto dokumente, se afati i fundit për t’i tërhequr ato është muaji qershor 2014 dhe muaji shtator 2014. Sipas njoftimit zyrtar nëse këto dokumente nuk do të tërhiqen do të asgjësohen. “Kjo gjë do të bëhet në zbatim të kontratës koncesionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e Kartave të Identitetit dhe të Pasaportave Elektronike”, ku është përcaktuar kërkesa që një dokument i patërhequr brenda një viti të bëhet i pavlefshëm. – sqaron ministria – Shkatërrim i këtyre dokumentev do të bëhet në Qendrën e Personalizimit, në kompaninë Aleat sh.p.k.”.

E njëtja gjë vlen dhe për emigrantët shqiptarë që kanë aplikuar në Romë, Milano dhe New York.

Nga të dhënat  e ministrisë rezulton se numri i pasaportave biometrike të patërhequra nga qytetarët për të cilat është aplikuar pranë konsullatave përgjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013, është 2.477 copë. Ndërsa numri i letërnjoftimeve elektronike të patërhequra në po këto vite është 3.271 copë.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top