Shqip

Tepelenë, përmbyset autobusi i linjës Tiranë-Athinë, 31 të plagosur

Tepelenë, përmbyset autobusi i linjës Tiranë-Athinë, 31 të plagosur

Një autobus me 41 pasagjerë i linjës Athinë- Tiranë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin Gjirokastër- Tepelenë te ‘Uji i Ftohtë’ në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’.

Pas aksidentit 31 persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 10 nuk kanë pësuar lëndime.

Nga 31 personat e plagosur që u paraqitën në spital, sipas mjekut vetëm 15 janë shtruar, pasi 16 të tjerë kanë dalë, ndërsa të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa autobusi kthehej nga Greqia.

Autobusi i aksidentuar me targa TR 5631 IU drejtohej nga Ilia Silos 50-vjeç.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se autobusi ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën dhe më pas duke u përmbysur si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut.

Spitali I Gjirokastrës ka sqaruar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në spital kanë ardhur 31 persona të lënduar. Nga ekzaminimet nuk ka të plagosur në rrezik për jetën. Të shtruar në spital aktualisht janë 15 pasagjerë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 16 të tjerë janë nxjerrë nga spitali, pasi nuk kishin asnjë rrezik dhe lëndim nga aksidenti. Gjendja është e stabilizuar”

Burimi http://shqiptarja.com/home/1/tepelen–p-rmbyset-autobusi-i-tiran–athin–31-t–plagosur-375936.html

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top