Shqip

Të udhëtosh nga Greqia në Shqipëri me më të mirët

Udhëtimi nga Greqia me Shqipërinë është një nga udhëtimet që frenkuentohen më shumë nga shqiptarët që jetojnë në Greqi, si dhe e kundërta. Sipas statistikave shqiptarët që jetojnë në Greqi udhëtojnë drejt Shqipërisë më shumë se në çdo destinacion tjetër, dhe kjo është e llogjikshme për shkak të vendlindjes. Por vitet e fundit dhe sidomos mbas liberalizimit të vizave, është rritur ndjeshëm dhe numri i qytetarëve të Shqipërisë që vizitojnë Greqinë ose për turizëm, ose për të vizituar të afërmit e tyre që jetojnë në Greqi, për vizita mjeksore etj.

Para vitit 2010 periudhat e festave dhe gushti ishin muajt e preferuar të shqiptarëve për të udhëtuar. Kjo me kalimin e kohës kjo ka ndryshuar, dhe shqiptarët udhëtojnë më shpesh drejt Shqipërisë. Kjo ka ndodhur për shkak të përmirsimit të rrugëve si në Shqipëri ku gjëndja e rrugëve nuk është më si  para vitit 2010 si dhe hyrja në funksionim i rrugëve të reja në Greqi, dhe sidomos autostrada Korinth Patra dhe Patra Janini (Jonia Odhos).  Se shpejti kjo gjëndje do përmirësohet akoma më shumë për shkak të dy projekteve të mëdha në Shqipëri, siç është bajpasi i Fierit për ato që i drejtohen nga Fieri për në gjithë Shqipërinë e mseme dhe veriore si dhe rruga Kardhiq-Delvinë për udhëtarët për Sarandë Bregdetin e Jonit etj.

Nga ana tjetër përmirësimi i rrugëve bëri dhe rritjen e kostos të udhëtimit për shkak të taksave. Është llogaritur që rruga Athinë Tiranë me dalje nga pika kufitare e Kakavisë , që ka një distancë prej 730 kilometrash (1460kilometra vajte ardhje) vetëm për taksa (diodia) paguan tek 80euro për një makinë personale, ku përfshinen taksat e rrugës dhe ato të urës së Patrës. Bashke me koston e karburanteve kjo bën që rruga me makine personale kushton minimalisht 200 euro vajte ardhje.

Ekziston dhe mënyra e udhëtimit me avion por aktualisht për shkak të monopolizimit të linjës (vetëm Aegean shkon në Tiranë) si dhe çmimeve jashtëzakonisht të shtrenjta të taksave auroportuale të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” biletat e avionit Athinë Tiranë dhe anasjelltash janë goxha të shtrenjta ku shumë herë kalojnë 200 euro për person (vajte ardhje) Këtu mund të lexoni 5 fakte që pse biletat e avionit Greqi Shqipëri janë më të shtrenjta dhe si mund të siguroni bileta më të lira

Mënyra më e lirë për të është ajo me autobus. Udhëtimi me autobus zgjat për destinacionin Athinë Tiranë rreth 12 orë, për në Berat rreth 10 orë, për në Vlore rreth 8 orë, për në Sarandë rreth 9 orë, për në Korçë rreth 8 orë, për në Shkodër rreth 14 orë e kështu me rradhë.

Ekzistojnë me dhjetra firma që kryejnë çdo ditë linjën nga Athina drejt një numër shumë të mëdha qytetesh në Shqipëri. E vetmja zonë që nuk mbulohet nga autobusët është ajo verilindore (Kukësi, Tropoja, Burreli etj).

Çdo firmë ka specifikat e saj, të mirat dhe të këqijat. Personalisht shumica e stafit tonë preferon të udhëtoj me Top Lines për disa arsye.  Arsyeja kryesore është flota e autobusëve të firmës Top Lines e cila përbëhet nga autobus modern të tekollogjisë EURO 5 , të pajisura me sistemet më modern sigurie dhe komoditeti (ABS, ASR, ESP, GPS-navi, PARKTRONIC, kamera me kontroll vizual të plotë , Wi-Fi, sisteme GPS etj , që garantojnë një udhëtim të sigurtë dhe të rehatëshëm. Flota e kësaj firme rinovohet vazhdimisht, dhe aktualisht disponon 15 autobus modern

Arsyeja e dytë është personeli i firmës dhe cilësia e shërbimit ku udhëtari i kushtohet vëmëndje të veçantë. Gjithashtu vlen të theksohet fakti që Top Lines është e vetmja firmë e çertifikuar me  ISO 9001:2008 dhe ISO 39001:2012. Personeli j është i trajnuar për situata emergjencas dhe dhënjes së ndihmës së parë. Nuk është i rastit që disa kohë përpara kur një autobus  rrëshqiti në rrugë, mbrapa këtij autobusi ndodhej rastësisht autobusi i firmës Top Lines. Ishin shoferët e Top Lines falë trajnimit dhe çertifikimit të tyre që bllokaun rrugën, vendosën trekëndësha alarmi dhe ndihmuan pasagjerët në rrugë deri sa të mbërrijnë forcat e ndihmës së shpejtë.

Dhë arsye e tretë është transparenca që ofron kjo firmë. Çdo informacion për këtë firmë mund ta gjesh online. Çmimet, oraret, destinacionet. Dhe me ndryshimin më të vogël, direkt informohen pasagjerët nëpërmjet faqeve të internetit të Top Lines Greqi dhe Top Lines Shqipëri  Gjithashtu me Top Lines janë të sigurta dhe të dhënat tona personale, siç janë numrat e telefonit, numrat e pasaortave, emri mbiemri etj. Kjo ndodh sepse firma  i zbaton të gjitha masat e sigurisë që përfshihen në ligjin e Bashkimit Europian për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR)

Por ajo që na pëlqen, si admirues të teknollogjisë është mundësia e rezervimeve online, ose shërbimi i rezervimeve nga mesenger. Pa qënë e nevojshme të marrim në telefon, ose të presim me orë të tëra, direkt nga celulari jonë me një mesazh ose me plotësimin e një forme, kemi mundësinë të dimë vëndin që do udhëtojmë, orarin e nijses etj.  Këto mund ti gjeni për linjën nga Greqia drejt Shqipërisë tek forma: Rezervim Online  nga Greqia drejt Shqipërisë si dhe për nga Shqipëria drejt Greqisë tek forma: Rezervim online nga Shqipëria drejt Greqisë

Për sa i përket kostos së biletës? Për në Tiranë Durrës Shkodër vajte 30 euro vajte ardhje 50 euro, për në Fier Lushnje Elbasan Kuçovë Berat vetëm 27 euro vajte 45 euro vajte ardhje. Nuk është keq po të marrësh parasysh se Athinë Janinë vetëm vajtje kushton 42 euro.

 

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close