Greqi. Zëvëndësministri i Brendëshëm Haralabos Athanasiu deklaroj se ligji i ri për dhënjen e nënshtetësisë greke është duke u përpunuar. Sipas tij është krijuar komision i përbërë nga 3 partitë e kualicionit qeveritar, i cili po përgatit ligjin e ri.
Por sipas zv.ministit një nga parashikimet e ligjit të vjetër 38/38 që duhet të ndryshoj është pika ku thuhet se një fëmijë që lind në Greqi merr direkt nënshtetësinë greke. Kjo sipas zv ministrit duhet të ndryshoj sepse ishte një nga pikat që Këshilli i Lartë i Shtetit Grek e nxorri 38/38 antikushtetues. Zv ministri deklaroj se një parashikim i tillë nuk ekziston në asnjë shtet të Bashkimit Europian.
Zoti Athanasiu theksoj se faktori më i rëndësishëm që të bën grek është arsimi (njohja e gjuhës greke, historisë , zakonet , kultura etj). Vetëm të lindësh në Greqi nuk të bën grek.
Kujtojmë këtu se ministria në ligjin e ri parashikon që fëmijet që lindin në Greqi deri në moshën 18 vjeçare do jenë me status emigranti dhe me leje qëndrimi, dhe mbasi të mbushin këtë moshë do kenë të drejtë të bëjnë kërkesë për nënshtetësinë greke.
albanians.gr
