ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Të kesh frikë nga shqiptarët

  Ky është një realiteti i hidhur tek komuniteti shqiptar në Greqi. Shumë herë dëgjojmë vetë shqiptarët të flasin me një mënyrë shumë ofendues për shqiptarë të tjerë.

  Ky është një realiteti i hidhur tek komuniteti shqiptar në Greqi. Shumë herë dëgjojmë vetë shqiptarët të flasin me një mënyrë shumë ofendues për shqiptarë të tjerë. Nuk e di nëse është propaganda e mediave greke apo budallallëku shqiptar por kjo dukuri vetëm tek ne mund të ndodhte.

Dëgjon shpesh herë nga vetë shqiptarët se ka shumë bashkatdhetarë që nuk dinë të sillen, nuk respektojnë njerëzit që kanë pranë dhe na krijojnë në famë të keqe për të gjithë ne të tjerët.
Shumë herë preferojnë të mos shkojnë në vende ku zakonisht ka edhe shqiptarë të tjerë. Madje kur ne si Albanians.gr filluam të bëjmë aktivitet duke ofruar argëtim shqiptarë, filluan edhe disa “idiotë” te ironizojnë diçka të tillë duke konsideruar se në këto mbrëmje do bëhen sherre etc.
Ka kaluar pothuajse një vitë dhe kurrë në takimet-mbrëmjet tona nuk ka ndodhur as një ngjarje negative.
Përkundrazi të ftuarit në mbrëmjet tona argëtohen dhe madje janë dhe ata që na bëjnë reklamën më të mirë.

Është e pa logjikshme diçka e tillë, të kesh racizëm kundra vetvetes.
Natyrisht që ka shumë shqiptarë qe krijojnë probleme, nuk dinë të sillen dhe janë shumë agresiv. Janë ata persona që nuk duam tu bëjmë shoqëri dhe ndoshta na bëjnë të kemi turp që ndajmë një prejardhje të përbashkët me ata.
Por nuk duhet të harrojmë se janë edhe shqiptarët e tjerë. Ata që janë me kulturë, që dinë të sillen dhe te respektojnë. Me pak fjale që të bëjnë të ndihesh mirë si shqiptarë.
Nuk duhet të biem preh e propagandës antishqiptare, e cila në 10 lajme për shqiptarët 11 janë negative për ne!!!

Si në çdo popull ka njerëz të mire dhe të lig, ne le të mundohemi të jemi të mirët.
Të jemi ne përfaqësuesit e shqiptarëve dhe jo disa lëngaraq që skanë pikën e mirësjelljes në mentalitetin e tyre.
E vërteta është se 10 veta që bërtasin dëgjohen më shumë se 1000 që rrinë të heshtur.
E kemi ne në dorë zgjidhjen, do lejojmë tek ata 10 veta që nuk dinë të sillen të jenë përfaqësuesit e shqiptarëve apo ne shumica ?
Albanians.gr e ka zgjedhur rrugën e duhur…ftojmë dhe nga ju të bëni të njëjtën gjë…bashkohuni me shumicën 🙂

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top