Shqip

Të gjitha detajet e riaplikimit për pashaportat biometrike për fëmijët e lindur në Greqi

Ditën e Martë 19 Nëntor stafi i Albanians.gr vizitoi Ambasadën Shqiptare në Athinë, me qëllim të informohet rreth proçedurës të riaplikimeve për pashaporta biometrike me toponimet e reja, për fëmijët e lindur në Greqi.

Në takim na priti znj. Enkeleda Mërkuri, ministre këshilltare në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi, e cila u tregua e gatëshme të na informonte për gjithëçka. Ishte një rast i mirë për të marrë informacion akoma më të hodhësishëm për proçedurën e riaplikimeve.

Sigurisht vumë re rradhë të gjata, por siç u informuam nga përgjegjësit e Ambasadës, sado rradhë të ketë, puna vazdhon deri në aplikimin e të gjithë të pranishëmëve. Proçesi vazhdon normalisht dhe do vazhdoj edhe mbas përfundimit të skadimit të marrveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë (1 janar 2015), por siç na thanë është jashtëzakonisht i madh numri i aplikuesëve, një numër që Ambasada Shqiptare në Greqi, nuk ka kapacitet për ta përballuar. “Janë pothuase 150.000 pashaporta që duhen të ndërrohen, u shpreh konsulli, dhe kapacitete tona në ambasadë janë të kufizuara, prandaj dhe detyrimisht shumica do duhet ti ndërrojnë në Shqipëri pashaportat”

Gjithashtu siç u informuam në Konsullatën e Janinës emigrantët nuk munden të riaplikojnë, kështu që emigrantët shqiptarë të zonës, do duhen ose ti drejtohen Konsullatës të Përgjithëshme të Shqipërisë në Selanik, ose Ambasadës Shqiptare në Athinë, ose të shkojnë në Shqipëri.

shqiptaret ne greqi

Proçedura për riaplikim 

Proçedura e riaplikimit dhe dokumentacionet që duhen janë këto:

Për riaplikim kërkohen detyrimisht

1. Paraqitja e fëmijës me pasaportë dhe kujdestarit(prindërve) të tij

2. Një çertifikatë familjare e gjashtëmujorit të fundit( Pa vula nga Ministria e Punëve të Jashtëme apo Ambasada Greke në Tiranë) por e vulorsu nga prefetura përkatëse

3. Fatura nga Banka Peiraios me vlerë 108 euro. Nr i llogarisë është  5053052306404

Sipa informacionit zyrtarë të Ambasadës Shqiptare në Greqi

Në bazë të marrveshjes me shtetin Grek, nuk pengohet lëvizja në kufi me pasaportat ekzsituese për fëmijët der më 1.1.2015.

Ambasada Shqiptare në Greqi vë në dukje se pasaportat ekzistuese për personat që kanë vëndëlindje Shqipërinë, janë të vlefshme deri në plotësimin e afatit të vlefshmërisë.

Pas muajit Janar të vitit 215 për shkak të shtimit të elementave të reja të sigurisë so pasaportës, tarifa e aplikimit do të jetë 130 euro

 

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top