Shqip

“TE ARDHURAT VJETORE” SI KUSHT PER BASHKIMIN FAMILJAR DHE PER MARJEN E STATUSIT TE BANORIT AFATGJATE (ΕΠΙ ΜΑΚΡΟΝ ΔΙΑΜΕΝΟΝΤΟΣ).

“TE ARDHURAT VJETORE” SI KUSHT PER BASHKIMIN FAMILJAR DHE PER MARJEN E STATUSIT TE BANORIT AFATGJATE (ΕΠΙ ΜΑΚΡΟΝ ΔΙΑΜΕΝΟΝΤΟΣ).

Dy jane rastet, te cilat paraqesin nje rendesi te vecante, ku ligji 4251/2014 (Kodi I Emigracionit dhe Integrimit Social) kerkon nga te huajt te kene nje shume te caktuar te ardhurash vjetore ,
1. ne rastin e bashkimin familjar – neni 70
2. ne rastin e perfitimit te statusit dhe te lejes se qendrimit te banorit afatgjate (επί μακρόν διαμένοντος) – neni 89
Formulimi ne te dy nenet eshte pak a shume i njejte. Ndryshimi midis tyre ka te beje me shtesat qe parashikohen ne cdo rast.
Konkretisht, neni 70 me titull “Kushtet per bashkimin familjar” ne par. 2 b’ citon:
“Te ardhurat nuk duhet te jene me te ulta se paga vjetore e puntorit me rroge minimale, sic parashikon legjislacioni kombetar, te shtuara me 20% per bashkeshorten/in dhe me 15% per cdo femije.
Shtesa e mesiperme prej 15% per cdo femije nuk kerkohet ne rastin kur qe te dy bashkeshortet jetojne te ligjshem ne Greqi”
Ndersa neni 89 me titull “Kushtet per marjen e statusit te banorit afatgjate (επί μακρόν διαμένοντος) peragrafin 1a’:
“Te ardhurat nuk duhet te jene me te ulta se paga vjetore e puntorit me rroge minimale, sic parashikon legjislacioni kombetar, te shtuara me 10% per te gjithe pjestaret e familjes ne ngarkim, duke bashkellogaritur dhe shuma qe mund te vijne nga kompesimi per papunesine (επίδομα ανεργίας).
Ne llogaritjen e te ardhurave meren parasysh dhe kontributi i pjestareve te familje.”
Llogaritja e shumes se te ardhurave vjetore ne te dy rastet e mesiperme, sipas Vendimit te Perbashket Ministror (KYA) nr. 41712/2014, behet duke mare si baze pagen mujore te puntorit me rroge minimale, ne vartesi te moshes (mbi ose nen 25 vjet), e shumezuar me 14 muaj. Meren parasysh 14 dhe jo 12 muaj per arsye se llogariten si te ardhura dymujore shtese bonus-et e Krishtlindjeve dhe Pashkeve si dhe kompesimi per lejen (δώρα Χριστουγέννων, Πάσχα και επίδομα αδείας)
Aktualisht, paga mujore minimale, sic sqarohet edhe ne qarkoren e Ministrise se Brendeshme nr. 41301/2014 eshte, 510,95 euro per puntorin nen 25 vjec dhe 586,08 euro per ate mbi 25 vjec.
Pra duke bere thjesht llogaritjen dalin te ardhurat vjetore qe kerkohen ne te dy rastet, te cilat jane:
per puntorin nen 25 vjec,
510,95 rroga mujore x 14 muaj = 7153,30 euro ,dhe
per ate mbi 25 vjec
586,08 rroga mujore x 14 muaj = 8205,12 euro
Keto shuma shtohen me 20% per bashkeshorten/in dhe me 15% per cdo femije ne rastin e bashkimit familjar. Konkretisht:
per puntorin nen 25 vjec,
7153,30 te ardhurat vjetore + 1430.66 (20%) per bashkeshorten/in = 8583,96 euro + 1072,995 euro (15%) per secilin femije nese ka, dhe
per ate mbi 25 vjec
8205,12 te ardhurat vjetore + 1641.024 (20%) per bashkeshorten/in = 9846,144 euro + 1230,769 euro (15%) per secilin femije nese ka.
Ndersa ne rastin e lejes se qendrimit te banorit afatgjate shumat shtohen vetem me 10% per te gjithe pjestaret e familjes, pavarsisht pra nga numri i tyre. Pra,
per puntorin nen 25 vjec
7153,30 te ardhurat vjetore +715,33 (10%) = 7868,63 euro , dhe
per ate mbi 25 vjec
8205,12 te ardhurat vjetore + 820,512 (10%) = 9025,632 euro
Sigurisht qe nese i interesuari nuk eshte i martuar dhe nuk ka femije, te ardhurat do te jene ato fillestare pa shtesa. Gjithashtu shebimet kompetente per dhenien e lejave te qendrimit nuk i pembahen shumave te mesiperme ne menyre absolute per cdo euro dhe cdo cent, por me perafersi, padyshim kur ka diferenca te vogla.
Sic eshte bere tashme e ditur, ligji 4251/2014 Kodi i Emigracionit ne nenin 138 par. 13 parashikon qe, te gjitha ato kerkesa per statusin e banorit afatgjate qe do te dorezohen deri ne 31-12-2014, shuma e te ardhurave qe do kerkohet eshte 8500 euro ne total per dy vitet e fundit para dorezimit. Pra, sa u permenden me siper do zbatohen pas kesaj date.
Nje pike tjeter e parashikuar ne ligj dhe qe vlen te permendet eshte qe ne llogaritjen e te ardhurave per perfitimin e statusit te banorit afatgjate meren parasysh dhe kontributi i pjestareve te familje. Pra si rrjedhim, duke patur parasysh qe nga njera ane ky status fitohet ne menyre vetjake dhe nga ana tjeter faktin qe bashkeshortet bejne deklarate te perbashket te te ardhurave, statusi mund te perfitohet qe nga te dy bashkeshortetet, por me kusht qe te kene qe te dy te ardhyra personale, pavarsisht nga shuma, mjafton qe ne total te arrijne shumat e kerkuara. Domethene 8500 euro per dy vitet e fundit ne rastin e kerkesave te dorezuara deri me 31-12-2014 dhe 7868,63 ose 9025,632 ne vartesi te moshes per kerkesat e dorezuara mbas kesaj date. (p.sh. te pakten 6000 euro bashkeshorti dhe 2500 bashkeshortia ose 5000 dhe 3500 e keshtu me rradhe, ne te kunderten nese p. sh. 8500 euro ka vetem bashkeshorti dhe bashkeshortja nuk ka asnje te ardhur personale atehere vetem ai do perfitoje statusin)
Eshte e rendesishme te theksohet, me dokumentin nr. 54509 date 10-11-2014 drejtur te gjitha sherbimeve per te huajt dhe emigracionin ne vend, Ministria e Brendeshme sqaron se, kur behet fjale per te ardhura vjetore, ato qe meren parasysh jane te ardhurat realet qe jane deklaruar, pra qe jane perfituar nga puna si pagese dhe jo ato te prezumuara (τεκμαρτό εισόδημα). Pra ekziston mundesia qe dikush te kete te ardhura nen 8500 euro dhe per asye se ka ne pronesi makine ose pasuri te paluajtshme, te ardhurat qe mer parasyesh Sherbimi Publik Financiar (Εφορία) ta tejkalojne kete shume. Ne kete rast nuk plotesohet kushti per marjen e statusuit te banorit afatgjate.
Gjithashtu, ne rastin e banorit afatgjate ne te ardhurat vjetore llogariten edhe ato qe mund te vijne nga kompesimi per papunesine (επίδομα ανεργίας) gje qe ligji nuk e permend per bashkimit familjar.
Se fundi, n.q.s mund te behej nje vleresim i dispozitave te mesiperme, nuk mund te mos permendet qe shumat e kerkuara jane jashtezakonisht te larta sidomos ne rastin e bashkimit familjar. Ka, pa dyshim, nje disproporcion midis te ardhurave dhe gjendjes aktuale te tregut te punes, ku sic dihet mbizoteron papunesia dhe puna e “zeze”. Keto faktore “ligjvenesi” grek nuk i ka mare parasysh. Nje ndryshim i ligjit ne te ardhmen ne drejtimin e uljes te shumes te te ardhurave nuk do te ishte thjesht i domosdoshem por mbi te gjitha dhe i drejte.

Përgatiti për Albanians.gr :

Petro Demiri

Avokat i Dhomes se Avokatise Selanik
Antar i Keshillit Drejtues te Shoqates “IMMIGRATIO” – Ένωση Νομικών Μεταναστευτικού Δικαίου

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top