ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Tap projekti fitues. Përfitime të mëdha për Shqipërinë

Sipas gazetës prestigjioze greke Kathimerini konsorciumi

Sipas gazetës prestigjioze greke Kathimerini konsorciumi i “Shah Denizit” ka vendosur të përzgjedhe si projektin më të mirë i cili do të çojë gazin natyror nga Azerbajxhani në Europë ,gazsjellësin TAP.

Numri 2 i SOCAR dhe aksioneri i madh i konsorciumit “Shah Deniz” kanë informuar për këtë zgjedhje kryeministrin grek Antonis Samaras në takimin e tyre në mesditën e së mërkurës.

Gjithashtu para disa orësh firma energjitike austriake OMV deklaroi se projekti për gazsjellësin  Nubacco u hodh poshtë zyrtarisht nga prodhuezist e gazit kështu që shpallja fitues e gazsjellësit TAP është çështje kohe.

Gazsjellësi TAP do kalojë mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga deti adriatik do përfundoj në Itali. Pika më e lartë do jetë në Shqipëri ku gazsjellësi do kaloi në lartësi 1800m dhe pika më e ultë deti adriatik ku do kaloi në 800m

Përfitimet për Shqipërinë me gazsjellësin TAP do jenë jashtëzakonisht të mëdha.Për Kryeekonomistin e Oksford, Ekonomiks, Henry Worthington, impakti i TAP do të jetë i drejtpërdrejtë në punësim dhe të ardhura, por gjithashtu edhe indirekt. “Përfitimet reale do të vijnë nga taksat shtesë, në GDP dhe punësim dhe përfitimi do të jetë si gjatë fazës së ndërtimit që pritet të fillojë në 2015-n, por edhe gjatë operimit të gazsjellësit. Piku i kontributit në GDP do jetë në 2017-n me 66 milionë euro vlerë e shtuar dhe 157 milionë euro në total, duke përfshirë këtu efektet indirekte dhe të lidhura me këtë gazsjellës”, tha Worthington. Sipas tij, piku i punësimit do të jetë në vitet 2015-2017 dhe më pas do të ketë rënie në vitin 2018. Ndërtimi i gazsjellësit vetë si proces do të hapë 4200 vende të reja pune, kurse përfshirë dhe efektin indirekt te aktorët e tjerë punësimi parashikohet të arrijë 10 mijë deri në 12 mijë. Pra, në total në vitin 2017, nëse TAP do jetë projekti fitues që do transportojë gazin nga Azerbajxhani drejt Europës, parashikohen që të hapen 14.400 vende pune. Por përfitimi ekonomik do të jetë gjithashtu i madh. “Ndërtimi i gazsjellësit do të sjellë 420 milionë euro për GDP-në shqiptare në vitet 2015-2018. Gjatë operimit për 50 vite 2019-2069 në total përfitimi do të jetë 2.7 miliardë euro, nga të cilat 2.5 miliardë derdhen direkt në arkën e shtetit”

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top