ΕΙΔΗΣΕΙΣ

TAP Do hapë mijëra vende pune në Shqipëri

Gazsjellësi TAP për Shqipërinë është një projekt shumë i rëndësishëm që do e ndryshojë edhe faqen e vendit. Është ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili foli në një takim me komitetin që është ngritur për këtë projekt. Sipas Gjiknurit, “për këtë gazsjellës vitin tjetër do të kemi një masterplan të plotë”.

“Kemi një përpjekje për të lidhur këtë projekt me Kroacinë dhe Malin e Zi. Shqipëria nuk do të jetë vetëm një vend transit, por do të jetë edhe një vend ku do të furnizohen vendet e Europës qendrore me gaz”, deklaroi Gjiknuri.

Sipas tij, “një pjesë e punimeve që janë të mundura që të bëhen nga shoqëri shqiptare të bëhen nga këto, që të mos ndodhë që shumë punë që mund të bëhen nga kompanitë shqiptare të ikin jashtë”.

Për ministrin e Energjitikës, ky projekt do të hapë mijëra vende pune. “Pas disa vitesh do ët sigurohen mijëra vende pune. Është një investim shumë i rëndësishëm dhe duhet të përgatitemi. Në këtë proces janë shumë ministri që duhet të punojnë si, ajo e Transporteve, e Drejtësisë, e Zhvillimit Urban, Mjedisi etj”, deklaroi ministri i Industrisë dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.
burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top