ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Talenti shqiptarë i muzikës klasike në Greqi-Ekskluzive

Andi Zdrava është një djal I thjesht dhe inteligjent

por jo vetëm kaq! Ne e takuam Andin dhe bëmë një bisedë të lirë me të rreth jetës së tij prej studenti por dhe muzikanti. Andi është një djalë I thjesht mes gjithë të tjerëve por është një I ri me shqetësime dhe premisa për të ardhmen. Andi është nga qyteti I Elbasanit dhe emigroi në moshë të vogël për në Greqi bashkë me familjen e tij, gjithmonë me kokën pas dhe me shumë endërra.

Cili ishte kontakti I parë me muzikën Andi?

Që në moshë të vogël shkoja shpeshherë me prindërit në koncerte dhe në moshë  të mitur u regjistrova tek shkolla e muzikës  “Onufri” , dhe përveç kësaj muzika në shtëpinë time është diçka e trashëguar.

Kur erdhe në Greqi, nuk hase vështirësi për ta ndjekur këtë gjë?

Jo, familja më ka mbështetur gjithmonë në zgjedhjet e mia.

Me sa di une ti studion në të njëjtën kohë 2 degë që skan dhe shumë lidhje me njëra tjetrën ose më saktë sjanë të lidhura drejtpërdrejt me njëra tjetrën?

Po është e vërtetë vazhdoj shkenca kompjuterike ( informatik) dhe piano në të cilen jam dipllomuar tashmë.

Pse pikërisht zgjodhe informatikën dhe jo diçka tjetër?

Edhe kompjuterat janë një hobi për mua, dhe duke qenë se muzika klasike është një rrugë e vështirë, zgjodha të kem dhe një plus për të ardhmen time.

Çfare relacionesh ke me të rinjtë e universtetit të të njëjtës kombësi( shqiptar) ?

Mardhëniet janë shumë të mira, dhe përpiqemi të ndihmojmë njëri tjetrin qoft në studime qoft në këshilla për çështje të ndryshme.

Mund të na përmendësh ndonjë rast konkret në të cilin duket vullnetarizmi I sipërpërmendur?

Sigurisht qe po,rasti më I fundit në të cilin unë jap kontributin tim është  “kinoniko odio”- shkollë muzike sociale dhe atje kam kërkuar të më sjellin ndonjë shqiptarë për ti ardhur në ndihmë, përveç grekeve që kam.

Javën e kaluar ti dhe një koncert për ambasadën shqiptare dhe të ftuarve të saj,si u ndjeve që luajte përpara një numri të konsiderushëm shqiptarësh?

Është një kënaqësi kur më jepet rasti të luaj për bashkatëdhetarë dhe kur dëgjoj fjalët më të ngrohta nga ata.

Cilat janë planet e tua për të ardhmen?

Të siguroj të ardhmen time,të vazhdoj karrierën si solist dhe të përmiresohem  duke vazhduar masterin dhe më pas doktoraturën mbi muzikën dhe sigurisht të vazhdoj të ndihmoj të tjerët.

Albanians.gr ka nje lexueshmëri të madhe çdo ditë dhe kryesisht nga të rinj t cilët jetojnë ne Greqi, çfar mesazhi ke ti për ata?
Të jemi të bashkuar, të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të përqafojme artin.

 

 

Morena Lumani për www.albanians.gr

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top