Shqip

Takohen në Korçë Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias 

Në Korçë Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias u ngujuan në ditën e dytë të bisedimeve, duke i qëndruar besnik kodit të heshtjes.

I vetmi informacion që qarkulloi u mësua në Tiranë të premten mbi një takim të nivelit të lartë në prill të kryeministrit shqiptar Rama dhe homologut grek Tsipras. Ndërsa takimi i Kretës pati si reagim pozitiv nga pala shqiptare dy vendime qeverie që riaktivizojnë marrëveshjen e 2009-ës për ndërtimin e varrezës së ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së dytë botëore në Shqipëri.

Pati po ashtu një reagim pozitiv nga pala greke që paralajmëroi abrogimin e ligjit të luftës me një akt ekuivalent si ai mbretit që qëndron në fuqi sot e kësaj dite. Opsionet për abrogim të deklaruara deri tani janë dekreti presidencial, ose një akt nga Parlamenti. Siç kanë pohuar palët, është rënë dakort dhe për rinegociimin e marrëveshjes së kufirit. Veç temave të kapitullit të luftës dhe marrëveshjes së detit, po diskutohet dhe mbi raportet e sotme mes dy popujve fqinj.

Ato janë çështjet si vula apostile, kthimet e emigrantëve në kufi, njohja e lejeve të drejtimit dhe tekstet mësimore. Bisedimet po zhvillohen në mënyrë hermetike dhe ende nuk dihen zgjidhjet me të cilat palët po ju qasen çështjeve për ë cilat synohet një zgjidhje si paketë.

Edhe dalja e delegacioneve në qytet bëhet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa pas bisedimeve të ditës së dytë që nisën në 9.30 të mëngjesit, Bushati dhe Kotzias kanë në axhendë vizitën tek muzeu mesjetar dhe ndjekjen e një koncerti të grupit Lira. Të dielën mëngjesi do të nisë sërish me bisedime, më pas do të kenë një vizitë pranë konsullatës dhe në fund të tre ditë bisedimeve pritet të shpërndahet një deklaratë për shtyp.

Burimi http://top-channel.tv/2018/01/20/dita-e-dyte-bushati-kotzias-ecuria-e-procesit-mbahet-e-fshehte/

ΣΧΟΛΙΑ

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close