Shqip

Takimi i Kukan me krerët e politikës shqiptare

7 orë kanë qenë të pamjaftueshme që socialistët dhe demokratët të arrijnë një marrëveshje për të kthyer opoziten në Parlament, por Eduard Kukan po rezulton i palodhur dhe më shumë durim.

Ne mengjes heret ai u takua me Lulzim Bashen dhe prej zyres se tij doli me nje dosje ne dore. As Kukan, as Basha, nuk komentuan permbajtjen e takimit, por mesohet se po negociohet mbi dy dokumente, njera ne formen e marrveshjes dhe tjetra ne formen e rezolutes.

Permbajtja eshte pothuajse e njejte, por detajet mungojne. Me kete dosje, qe permban opsionet e marrëveshjes, Eduard Kukan ka qene paradite tek Kryeministri Edi Rama dhe tek kryeparlamentari Ilir Meta.

Nga zyra e Kryeministrit nuk ka asnje reagim zyrtar, ndersa zoti Meta ka folur pak para mesdites, duke vene ne dukje se mazhoranca ka permbushur kushtet e opozites dhe duke shprehur gatishmerine per nje zgjidhje te qendrueshme duke hequr keshtu tensionin e djegies se mandateve te opozites.

“Nuk behet fjale per djegie, por per perfshirje, per dialog dhe jo thjesht për të evituar nje djegie mandatesh, por per te ndare politiken tonë nga fryma e bojkotit dhe e konflikteve”, tha Meta.

Pas takimit me Ilir Meten, Eduard Kukan eshte kthyer ne mesdite ne seline e Partise Demokratike dhe ka qendruar atje per gati nje ore e gjysmë. Nga takimi merret vesh fare pak, por e sigurte eshte qe ne dokumentat mbi te cilat po negociohet eshte shtuar edhe nje pike tjeter, ajo e mosperdorimit nga ana e mazhorances e shumices se cilesuar prej 84 votash, pa patur me pare konsensusin e opozites. Palet jane pothuajse hermetike.

Eduard Kukan ishte shume i kursyer, kur doli nga takimi. I pyetur nga Top Channel ai pohoi se ende nuk kishte nje rezultat, por ende nuk mund ta quaje deshtim.

 

 

Marë nga: http://www.top-channel.tv/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top