Shqip

Takimi i komisionit shqiptaro-grek për tekstet shkollore

Në Athine është mbajtur takimi i  Komisionit të Përbashkët Shqiptaro-Grek për tekstet shkollore në Shqipëri. Ministria Greke e Arsimit e ka quajtur shumë pozitive klimën e bashkëpunimit për studimin e teksteve shkollore.

Takimi  i fundit është mbajtur në muajin janar në Tiranë, ku pala greke ka ngritur shqetësimin e termave në librat shkollorë si “trevat shqiptare në Greqi” si dhe harta ku në vende të territorit grek janë quajtur Çamëri.

Me këtë qëllim ditën e djeshme në Athine u zhvillua takimi i dytë. Në njoftimin e Ministrisë Greke të Arsimit thuhet se klima ka qenë mjaft pozitive për zgjidhjen e këtyre problematikave.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top