ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Takim mes emigrantëve dhe ish ministrit të brëndëshëm grek Janis Ragusis

Të mërkurën 18 Prill 2012 u zhvillua në ambientet e Qëndrës Kulturore “Porta” takim me ish ministrin e Brendëshëm

Të mërkurën 18 Prill 2012 u zhvillua në ambientet e Qëndrës Kulturore “Porta” takim me ish ministrin e Brendëshëm (aktualisht zv/ministër i Mbrojtjes) Z.Janis Ragusis dhe emigrantëve shqipëtar. Ky takim u organizua nga Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe Sekretari i Politikës për Emigracionin në Ministrinë e Brëndëshme Greke Z.Andreas Takis.

Në këtë takim ministri në fjalën e tij foli për ligjin 38/38, që ndryshe quhet “Ligji Ragusis” , problemet që ka hasur zbatimi i këtij ligji, si dhe për kundërshtimet që ka ky ligj nga partitë e tjera në Parlamentin Grek. Gjithashtu ministri u shpreh se shumë probleme që nuk janë përballuar , u bllokuan si pasojë e Çështjes të Ipatias, ku disa emigrantë zaptuan Universitetin Juridik të Athinës dhe bënë greve urie.

 

Albanians.gr, pyetën ministrin për dy çështje të rëndësishme. E para është legalizimi i të rinjve tëcilët kur kalojn 18 vjeç nuk përfshihen më në sistemin shëndetësor, si dhe për të drejtat profesionale për studentët shqiptarë në Greqi.

Pjesmarrja në këtë takim nuk ishte dhe ajo që pritej. Në sallë kishte rreth 20-25 veta, dhe ndryshe nga çpritej i ngjante më shumë një takimi elektoral, ku nuk munguan lavdëratat personale të disa personave në drejtim të ministrit, si dhe lavdërat për partinë e tij.

Gjithësesi ky takim tregon dhe një herë se politika greke ka filluar ti japi rëndësi të veçantë emigrantëve. Është koha që emigrantët duhet të forcojnë lidhjet e tyre, dhe me lëvizjet e duhura duhet të kërkojnë akoma më shumë, të luftojnë akoma më shumë për të drejtat e tyre

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top