Athinë. Në kuadrin e 18 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Emigrantit po organizohen në Athinë me dhjetra seminare, takime dhe diskutime publike për emigrantët dhe politikat e emigracionit të Greqisë. Vëmëndja është kthyer tashmë tek Kodi i Emigracionit, i cili u publikua në Tetor dhe tashmë po bëhen korigjimet e fundit para se të marrë rrugën për në parlamentin Grek.
I të njëjtës filosofi ishte diksutimi publik që u organizua dje 16 Dhjetor në amfiteatrin e radio Athinës 98.4 në Texnupoli Gazi, nga Organizata Jo Qeveritare Praksis. Të pranishëm ishin zv Ministri i Brendëshëm i Greqisë zoti Leonidhas Grigoratos, ndihmësi i ministrit zoti Vasilis Hronopulos, si dhe Grigoris Ciukas Jurist me experinece në çështjet e emigracionit . Albanians.gr ishte prezente në këtë diskutim publik dhe po ju paraqet disa nga pikat kryesore që u diskutuan.
Dhe një herë nga të pranishëmit analizuan Kodin e Emigracionit si dhe disa nga parashikimet që propozohen. Në fjalën e tij zvministri i Brendëshëm analizoi anën politike të Kodit të Emigracionit. Sipas zoti Grigorakos emigrantët janë “thesët e boxit” , shtresa e pafuqishme e shoqërisë, ku qeveritë hedhin fajin nga njëra në tjetra dhe tashmë vjen Kodi i Emigracionit që të rregulloj të gjitha padrejtësitë e bëra nga qeveritë e mëparëshme. Për herë të parë mbas kaq vitesh Greqia do të ketë një ligj të organizuar, një politikë unike për çështjet e emigracionit. Kodi i Eigracionit sipas zvMinistrit thjeshtëson proçedurat dhe burrokracinë institucionale. Siç është theksuar dhe disa herë , Kodi i Emigracionit përfshinë të gjitha ligjet dhe dekretet presidenciale që janë nxjerrë për emigrantët gjatë këtyre viteve.
Emigrantët janë “thesët e boxit” , shtresa e pafuqishme e shoqërisë, ku qeveritë hedhin fajin nga njëra në tjetra dhe tashmë vjen Kodi i Emigracionit që të rregulloj të gjitha padrejtësitë e bëra nga qeveritë e mëparëshme.-Leonidhas Grigoratos zvMinistër i Brendëshëm i Greqisë[tps_header][/tps_header]
Më pas fjalën e morri zoti Hronopulos i cili analizoi Kodin e Emigracionit.
Sipas zotit Hronopulos, mbas diskutimit publik të Kodit të Emigracionit që u bë në Tetor do ketë disa ndryshime në ligj të cilat do të hynë në fuqi mbas miratimit të Kodit të Emigracionit në Parlamentin Grek. Një nga këto ndryshime është dhe për ata emigrantë që nuk deklarojnë ose nuk kanë të ardhura. Kështu sipas zotit Hronopulo nuk do nevoiten më deklarim të ardhurash nga anëtarët e familjes mjafton që njëri nga anëtarët e një familjes të deklaroi të ardhura kjo mbulon të gjithë pjestarët e tjerë. Kjo rregullore nuk do vlej vetëm për bashkimin familjarë por dhe për leje personale.
Gjithashtu u konfirmua dhe një herë ajo që shumë herë kemi shkrujatur tek ALBANIANS.GR, se fëmijët e emigrantëve do vendosin nëse duan të marrin nënshtetësinë greke kur të mbushin 18 vjeç.
Mbas zotit Hronopulo fjalën e morri zotiGrigoris Ciukas Në fjalën e tij zoti Ciukas analizoi disa nga parashikimet për lejet e qëndrimit, ku më shumë rëndësi siç edhe pritej ju dha Lejes të Qëndrimit me Kohë të Zgjatur -e njohur si leja 5 vjeçare.
Zoti Ciukas theksoi se leja e Qëndrimit me kohë të zgjatur është një nga më të mirat dhe të drejtat që ekzistojnë. Është tipi i lejes që jep më shumë të drejta tek emigrantët se çdo lloj leje kombëtare tjetër.
Ai theksoi dhe një herë atë që për herë të parë ALBANIANS.GR ka nënvizuar se Leja e Qëndrimit me Kohë të Zgjatur të jep të drejtë punësimi në Europë por nuk të jep punë. (SHËNIM ALBANIANS.GR-Pra nuk do të thot që nëse ke këtë leje gjeni automatikisht punë. Varet nga politika e punësimit të çdo shteti të BE nëse do gjeni apo jo punë. Theshjtë emigranti me lejen 5 vjeçare ka të drejtën e punësimit, diçka që i mohohet emigrantëve të cilët janë të paisur me letra 2 vjeçare , 10 vjeçare etj )
Lejen e Qëndrimit me Kohë të Zgjatur e përfitojnë automatikisht të gjithë fëmijët të moshave 18 deri 21 vjeç të cilët kanë bërë 6 vite shkollë në Greqi. SHËNIM ALBANIANS.GR-Kjo është leja e Qëndrimit e Gjeneratës të dytë. Për më shumë informacione klikoni këtu https://albanians.gr/leje-qendrimi-e-gjenerates-te-dyte-cfar-parashikon-ligji-i-ri-per-femijet-qe-kane-lindur-ose-jane-rritur-ne-greqi.html)
Disa nga ndryshimet që parashikohen në ligj
Lejet e Qëndrimit 2 vjeçare që jepenin deri tani do kthehen në 3 vjeçare.
Kush ka mundësinë dhe plotëson kushtet mund të kthejë lejet 10 vjeçare në 5 vjeçare
Nuk ndryshon numri i ensimave, ngelet 120
Kush ka nxjerrë leje Qëndrimi në Greqi në vitin 1998 , në vitin 2001 ose ka 6 vite shkollë në Greqi , nuk nevoitet të japi provimin e gjuhës greke për Lejen e Qëndrimit me Kohë të Zgjatur-5 vjeçare
Për Albanians.gr Nick B.Beido
Fotografi Genti Malo
