ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Takim me perfaqesues se komunitetit inicuar nga Federata e Shoqatave Shqiptare ne Greqi

  Jemi mbledhur sot per te reaguar per situaten politike ne Atdhe.    

Komuniteti Shqiptar pa dallime partiake eshte I shqetesuar per cfare po ndodh ne Shqiperi .Ne nuk mund te heshtim ndaj marrezise politike te ca kokenxehteve politikane.
Te heshtesh ndaj nje krize politike qe vjen nga zbulimi I korrupsionit do te thote te behesh , viktime e tij ose bashkefajtore me te. Ne nuk duam te jemi bashkefajtore te asnje situate qe pengon endrren e Shqiptareve per tu bere qytetare si gjithe bota
Qe ne fillimet e Demokracise eshte proklamuar “ E duam Shqiperine si e Europa “
“e duam Shqiperine ne Europe “  Europa kaq prane ,dhe e paarriteshme.

Ketu do te beja nje paralelizim me vargjet e Fan Nolit “ Prane sofres I pa ngrene , prane dijes I panxene , prane detit I palare ,prane Europes duke u share …( e duke qare )
Europa !? gjeografikisht jemi brenda saj . Politikisht kaq larg sa…o zot !( therrasim zotin ne ndihme sa here nuk dime te japim pergjigje ). Ne emigrantet Shqiptare kemi punuar per ta futur Shqiperine ne Europe . Fakti qe  emigruam eshte nje tregues qe ne nuk mund te prisnim te futeshim ne Europe me ritme
te ngadalta .

Kemi punuar ,dhe ndihmuar ekonomikisht Atdheun . Emigrantet e kthyer ne Shqiperi kane hapur biznese, duke punesuar te tjere dhe duke ulur numrin e te papuneve.Shqiptaret e emigruar ne Europe e me gjere jane bere ura lidhese mes Shqiperise dhe vendeve ku banojne per perhapjen e kultures , te artit te tradites , si dhe
te bizneseve te ndersjella Shqiptaro-Greke , Shqiptaro-Italiane etj.
Peseqind vjet me pare, Shqiperia ishte Kryeqendra e Europes me Skenderbeun qe gozhdoi turqit duke I dhene kishtu paqe Atdheut te tij e me gjere, kurse sot politika Shqiptare e pengon ate te futet atje ku I takon .
Vertet na duhet nje Skenderbe  !?

Po deri atehere , pse ne duhet te jemi viktima te disa politikeberesve qe e cuan demokracine ne nivelin ZERO.
Pse Politika Shqiptare nderhyn ne punet e Gjykates ? Pse nderhyn ne pavaresine e saj? Pse politika qe bertet dite e nate se lufton korrupsionin ,tani qe e ka te dokumentuar nuk vepron por cirret ?
Pse Parlamenti Shqiptar , kjo tribune e fjales se lire  shnderrohet ne  nje skene vulgariteti ku perdhos votat tona ?
E di Politika Shqiptare se shume emigrante kane lene qirane e shtepise papaguar ate muaj per te Shkuar e per te votuar per njerezit me te mire te mundshem , per deputetet qe me ligjet qe bejne te na fusin ne Europe sa me shpejt .
Dhe c’ndodh me te votuarit tane ne Parlament ?

Kalojne vendin ne krize politike , Cenojne pavaresine e Gjyqesorit , cojne demokracine ne zero , Na largojne nga Europa , Shkermoqin endrren e emigranteve ?!
Cbejme ne emigrantet , qe came detet e malet per nje jete me te mire , per nje mentalitet Europian , dhe cfare kemi ndertuar e kemi vetem nga aftesite tona?
Do presim te linde nje SKenderbe ?! Jo mor jo , nuk vdes Shqiptarizmi . Nuk rrime indiferente . Se shqiperia nuk eshte ciflig I askujt . Eshte Shqiperia e Shqiptareve .Ndaj ju drejtohemi organizmave Nderkombetare te reagojne per situaten politike ne Shqiperi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top