Albanians.gr – Η σελίδα της Αλβανικής Κοινότητας Στην Ελλάδα

Shqip

Takim i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë me emigrantët Shqiptarë në Selanik FOTO

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati mori pjesë dje në takimin e 31-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC). Më pas ministri u takua me emigrantë shqiptarë në Selanik

Deklarata për shtyp e Shoqatës nën Tereza Greqi

Nën organizimin e Konsullatës Shqiptare së Rep. së Shqipërisë në Selanik dhe Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” Greqi u realizua mbrëmë në Fakultetin Pedagogjik të Uni. Aristoteli (ku zhvillon mësimin e gjuhës shqipe shoqata jonë) një takim-bisedë midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, dhe përfaqësuesve të komunitetit emigrant në Greqinë e Veriut.

Qëllimi i takimit ishte njohja me zhvillimet dhe problematikat e aktivitetit mësimor të gjuhës shqipe si dhe të komunitetit të kësaj zone në pëgjithësi.

Në profilin e tij në Facebook ministri Bushati shkruan:

Gjatë vizitës në Selanik pata kënaqësinë të takohem me komunitetit shqiptar. Që prej viti 2005, rreth 800 nxënës shqiptar kanë mundur të mësojnë dhe ushtrojnë gjuhën amëtare falë kontributit të vullnetarëve të diasporës tonë në Greqinë e Veriut. Mirënjohje për ekipin e përkushtuar të mësuesve që përcjellin gjuhën, traditat, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar pranë brezave të rinj.

Angazhim maksimal për të vijuar komunikimin me diasporën tonë dhe për të përmirësuar shërbimet që ndihmojnë në integrimin në vendin pritës

Burimi: Me informacione nga Shoqata Nënë Tereza Greqi

1978673_678519038928548_3926864825472435643_n 10408104_678522392261546_4046666772485114005_n 10520828_678519382261847_7930367259415035995_n 10858618_678520882261697_4972839677034334833_n

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top