ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Takim i emigrantëve në Selanik për problemin e Toponimeve

Selanik Greqi. Dhjetra emigrantë shqiptarë janë mbledhur dje në një nga sallat e prefekturës të Selanikut , me qëllim ti kërkojnë autoriteteve shqiptare ti japin më në fund zgjidhje problemit të toponimeve në pashaportat biometrike.

Përveç problemit të moslejimit të kalimit në kufi të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, tashmë autoritetet e Emigracionit të Selanikut nuk rinovojnë as lejet e qëndrimit të fëmijëve të cilat kanë gabim toponimet në pashaportën biometrike.

Siç kemi shkruajtur dhe më parë tek Albanians.gr, mbas informacionit zyrtarë që morrëm, fatkleqësisht kjo është një rregullore e cila ka dalë nga ministria e brendëshme Greke, por e cila po zbatohet vetëm në Selanik. Për të lexuar artikullin klikoni këtu Sqarim për sa i përket problemit me lejet e qëndrimit dhe Toponimeve

Edhe pse janë bërë shumë premtime dhe kërkesa, akoma nuk është bërë asnjë hap konktret nga ana e Qeverisë shqiptare që të zgjidhi këtë problem. Nga momenti që Shërbimet e Emigracionit të Selanikut vendosën të zbatojnë urdhërin e ministrisë, problemi i toponimeve duhet të zgjidhet menjeherë sepse afatet kohore po ngushtohen. .

Është e papranueshme që mbas kaq vitesh në Greqi,  fëmijët e emigrantëve të jenë të paligjëshëm për një gabim që i përket qeverisë shqiptare të zgjidhë. Mjaft me premtime por duhet të jepen zgjidhje konkrete.

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top