ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Sulmit mbi autobuzin Athinë Tiranë Policia ofron 10000 euro për informatorët

Policia e Shtetit ofron 10 mijë euro shpërblim për personin që ofron informacion të vlefshëm për identifikim dhe kapjen e autorëve të sulmit me armë të autobusit të linjës Athinë-Tiranë. Policia ka vënë në dispozicion numrin O694102732, për këdo që ka informacione të vlefshme mbi ngjarjen.

Deri më tani janë shoqëruar në komisariat 10 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa janë marrë edhe dëshmitë e shoferit, menaxherit të linjës, dhe të 22 pasagjerëve që ndodheshin në autobus.

Në drejtim të autobusit është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa shoferi nuk ka ndaluar, por ka ecur edhe më shprejt për t’i shpëtuar sulmit, derisa ka hasur postbllokun më të afërt të policisë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet për indenfikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa forcat e policisë në bashkëpunim edhe me forcat e ndërhyrjes së shpejtë, vijojnë kontrollet në të gjithë zonën. Sipas policisë kërkimet janë përqendruar në 4 komuna të Tepelenës: Kurvelesh, Luftinjë, Krastë, dhe komuna Lozpez.

Burimi www.shqiptarja.com

LEXONI AKOMA

Qëllohet me armë autobuzi Tiranë Athinë Dy të plagosur

Ndërron jetë njëri njëri nga të plagosurit në sulmit e sotëm mbi autobuzin Athinë Tiranë

Sulmi mbi autobuzin Athinë Tiranë Policia e Gjirokastrës shoqëron 9 persona Vijojnë hetimet

Dëshmia e pasagjerëve Shoferi eci shpejt Fati jonë që shpëtuam

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top