ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Sulm rracist në Athinë. Vritet Pakistanezi. Arrestohen autorët

 

Një i ri pakistanez është vrarë

 

Një i ri pakistanez është vrarë

në Athinë sot herët në mëngjes, nga 2 persona, të cilët policia i arrestoi pas disa minutash.

 

 

27 vjeçari Sahxat Loukman nga Pakistani u qëllua me thika nga dy të rinj, 25 dhe 29 vjeç, në lagjen Petralona, pas një grindjeje mes tyre.

 

Në momentin e vrasjes, 27 vjeçari ishte duke ecur me biçikletë, ndërsa agresorët ndodheshin në një motor. Ata provokuan një grindje me pakistanezin dhe e qëlluan me thika në gjoks. Menjëherë pas krimit u larguan, ndërsa emigranti dha shpirt në duart e dy qytetarëve grekë, që panë ngjarjen e rëndë.

 

Pas ndalimit të dy autorëve të ngjarjes, të cilëve iu gjetën me vete edhe thikat e krimit, policia ushtroi kontroll në banesat e tyre, ku gjeti pistoleta, rruaza metalike, shkopinj druri, thika dhe broshura të partisë Agimit të Artë.

 

Dy të rinjtë u dërguan në prokurorinë e Athinës.

 

Sahxat Loukman kishte ardhur në Greqi nga Pakistani 6 vjet më parë dhe punonte në lagjen Petralona në Athinë. Ai qëndronte në Greqi me dokumenta të rregullta.

burimi www.ballkanweb.com

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top