Shqip

Sulm me armë në një lokal në Athinë, vritet 44-vjeçari grek, plagoset shqiptari

Një 44 -vjeçar grek është vrarë , ndërsa një shqiptar 21-vjeçar ëshët plagosur pas një sulmi me armë zjarri, mëngjesin e së premtes, në një lokal (kafe) në kryqëzimin e rrugësve ‘Hiu’ dhe ‘Kritis’ në Platia Vathis.

Sipas policisë, një fuoristradë me xhama të zinj, në të cilën ndodheshin dy persona, ndaloi para lokalit, një kafe-bar që i përket një shtetasi shqiptar dhe njeri prej tyre hapi zjarr me automatik.

Në atë moment, brenda lokalit ndodheshin shtatë persona.

Nga të shtënat, humbi jetën një shtetas grek që në atë moment ndodhej jashtë lokalit, dhe u plagos lehtë një grua që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pas kësaj autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Policia shqyrton versionin e larjes së hesapeve, ndërkaq, motivet e sulmit mbeten të panjohura. – See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/sulm-me-arm–n–nj–lokal-vritet-44-vje-ar-grek-plagoset-shqiptari-249491.html#sthash.jpKDJuDN.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top