ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Studimi:Sa janë prekur emigrantët shqiptarë nga kriza ekonomike greke

Kriza ekonomike ka goditur shumë emigrantët shqiptarë që ndodhen në Greqi.

Kriza ekonomike ka goditur shumë emigrantët shqiptarë që ndodhen në Greqi. Ky ishte konkluzioni nga studimi që u krye nga Universiteti i Studimeve Ballkanike i Follorinës, nga profesor Kristo Nika. Sipas këtij studimi që u publikua dhe në gazetën Kathimerini përpara disa ditësh, dalin këto fakte:

1. 30% e emigrantëve shqiptarë në Greqi janë këtë moment pa punë. Nëse llogaritet që në Greqi ndodhen rreth 600000 shqiptarë, shqiptarët e papunë arrijnë në 180000 vetë

2. Nga ata që punojnë 37% e tyre deklarojnë se arrijnë të kursejnë , kurse 63% deklarojnë se është e pamundur të kursejnë.

3. 20% e  emigrantëve shqiptarë në Greqi që punojnë , janë të pa siguruar

4. 98% e emigrantëve shqiptarë në Greqi deklarojne se të ardhurat e tyre janë ulur ndjeshëm.

Fakti më interesant është se në fillim të krizës ekonomike 70-75% e emigrantëve shqiptarë në Greqi dëshironin të qëndronin në Greqi. Tani 2 vjet mbas krizës ekonomike kjo shifër ka arritur në 50%! Akoma më shqetësues është fakti se 83% e emigratëve shqiptarë në Greqi që dëshirojnë të qëndrojnë në Greqi , mendojnë të nisin një pjesë të familjes në Shqipëri, dhe vetë të rrijnë në Greqi për të punuar.

73% e emigrantëve shqiptarë në Greqi kanë besim tek sistemi bankar Grek. Por edhe pse shumica kanë besim rreth 639 milion euro u transferuan në vitin 2011 në bankat shqiptare nga emigrantët shqiptar në Greqi.

 

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top