Albanians.gr u bën apel shqiptarëve që do të marrin pjesë në demonstratën e nesërme në Tiranë , të ruajnë gjakftohtësinë, të jetë kjo një demonstratë paqësore dhe kundra dhunës , siç është paralajmëruar.
Nuk duhet të lejojmë askush te humbasë jetën, jeta e njeriut është më e shtrenjtë nga çdo gjë tjetër. Nuk duhet prishur imazhi i Shqipërisë sonë të shtrenjtë! Mos harroni se të gjithëve na bashkon një komb , një Flamur , një tokë , dhe përballë saj jemi të gjithë njësoj! Në mendjen tonë përpara çdo partie , feje apo interesi duhet te kemi vetëm një gjë , Shqipërinë
