ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Statusi. Sot vendoset fati i Shqipërisë

EuroParl

Shqipëria pritet të kuptojë sot nëse statusi i vendit kandidat do të jetë i mundur këtë vit apo jo. Kjo, pasi pritet që vendi më skeptik, Holanda, të marrë përfundimisht vendimin, nëse do të votojë pro apo kundër dhënies së këtij statusi. Pavarësisht faktit se Parlamenti holandez ka votuar kundër marrjes së statusit, diplomacia mund të ndryshojë çdo gjë. Aktualisht janë tetë vende anëtare të Bashkimit Europian, mes të cilave Italia dhe Austria, të cilat në mënyrë të organizuar po lobojnë pro marrjes së këtij statusi nga ana e Shqipërisë. Po kështu, sipas “Top Channel”, Shqipëria ka në krahë të saj dhe presidencën lituane të Bashkimit Europian, e cila është duke negociuar me vendet anëtare për këtë çështje. Një zyrtar i lartë i BE-së rrëfeu për “Top Channel”, se “Presidenca po punon ngushtë me komisionin dhe vendet hezituese mbi këtë platformë, pra dhënien e statusit kandidat siç u rekomandua në tetor”. Ai shpjegoi se shtetet hezituese kanë një pozicion të rëndësishëm në vendimmarrjen e BE-së dhe përdorin argumente të mira, që lidhen kryesisht me kohën e pamjaftueshme për të vërejtur rezultatet e kërkuara nga Shqipëria. Por “ka ende kohë, deri pasditen e së martës, e besoj se mund të arrijmë në konsensus”, u shpreh optimist ai. Nga ana tjetër, një përgjigje përfundimtare për çështjen e statusit të vendit kandidat, pritet të vijë sot dhe nga Gjermania, një vend skeptik, por i heshtur deri në këto momente për sa i përket çështjes së statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë. Ky vendim pritet të merret në mënyrë ekskluzive në zyrën e Kancelares gjermane, Angela Merkel, si një vendim politik që merr Gjermania kundrejt Shqipërisë. Po kështu, një vendim më i artikuluar pritet të vijë sot dhe nga ana e Britanisë së Madhe, një tjetër vend që konsiderohet si skeptik për çështjet e zgjerimit të BE-së. Por në rast se Shqipëria nuk e merr statusin këtë dhjetor, atëherë me shumë gjasa një gjë e tillë do të realizohet në marsin e vitit 2014, kohë në të cilën Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian pritet të mblidhet përsëri. Deri në atë kohë, pas tre muajsh duket se bindja e vendeve skeptike për progresin e Shqipërisë do të jetë formuar dhe më shum

burimi http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/12/16/statusi-sot-shtetet-vendosin-fatin-e-shqiperise/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top