ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Statusi për Bashkimim Europian Britania ndryshon mëndje?

britaniku

Britani e Madhe është një nga vendet më pektike për zgjerimin e Bashkimit Evropian.  Ministri i Shtetit në Mbretërinë e Bashkuar për Çështjet Evropiane, David Lidington, i cili ndodhet për një vizitë pune në Tiranë në takimin me kryeministrin Edi Rama edhe pse vendi i tij nuk miratoi dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, ka shprehur mbështetje për vendin tonë.

Siç lexojmë tek e përditëshmja Shekulli, Rama e njohu Lidingtonin me reformat e ndërmarra, duke theksuar se pavarësisht se Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat në muajin dhjetor, qeveria shqiptare mbetet e vendosur në angazhimin e saj për përmbushjen e të gjitha prioriteteve të kërkuara në këtë proces.

Lidington vlerësoi shumë këtë qëndrim të shprehur nga Rama. Ndërsa vlerësoi punën e deritanishme të qeverisë shqiptare, reformat e ndërmarra. Por nuk dihet nëse këto vlerësim do të përkthehen në një votë pro statusit.

Burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top