ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Statusi i Emigrantit, lehtësi për shqiptarët e rikthyer

   Emigrantët e rikthyer në Shqipëri do të përfitojnë disa lehtësi përmes Statusit të emigrantit, pasi nisur nga detyrimet që përcakton marrëveshja e ripranimit që Shqipëria ka me vendet e BE-së, qeveria propozoi një serë ndryshimesh në ligjin “Për emigrantët” duke përcaktuar disa praktika të reja të trajtimit të tyre.

   Emigrantët e rikthyer në Shqipëri do të përfitojnë disa lehtësi përmes Statusit të emigrantit, pasi nisur nga detyrimet që përcakton marrëveshja e ripranimit që Shqipëria ka me vendet e BE-së, qeveria propozoi një serë ndryshimesh në ligjin “Për emigrantët” duke përcaktuar disa praktika të reja të trajtimit të tyre. Sipas ndryshimeve, emigrantët që do të riatdhesohen, do të kenë mundësi që të ndjekin kurse formimi profesional apo të gjuhëve të huaja falas.

Statusi i emigrantit krijon mundësinë që mbajtësi/titullari i tij, të përfitojë nga kurset e formimit orientues, pa pagesë, për mësimin e gjuhës, ose të njohurive bazë për profesionet e kërkuara nga shteti pritës, për shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të emigrojnë dhe për pjesëtarët e familjes së tyre si dhe nga programet e nxitjes së punësimit dhe kurset e formimit profesional publik falas, për emigrantët e rikthyer.

Për të përfituar nga këto lehtësi, të riatdhesuarit duhet që të kenë qëndruar në vendin e emigrimit më shumë se një vit, ndërsa kushti themelor ka të bëjë me shënimin në “Regjistrin për emigrantët”, pranë sporteleve të migracionit në zyrat përkatëse të punësimit, çka bën të marrin edhe statusin e emigrantit.

Në fakt, statusin e emigrantit nuk mund ta përfitojë çdokush që ka emigruar jashtë vendit dhe për shkaqe të ndryshme është rikthyer.

Referuar përcaktimeve ligjore, për të përfituar statusin, emigranti duhet fillimisht të dorëzojë pranë sporteleve të migracionit një kopje të kontratës së punës në vendin nga ai është riatdhesuar, nëse është i vetëpunësuar duhet të vërtetojë këtë me anë të dokumenteve. Në rastet kur aplikanti është i afërm i njërit prej kategorive të mësipërme, krahas dokumenteve, duhet të dorëzojë edhe një dokument kur të vërtetojë së është pjesëtar i familjes.

Statusi i emigrantit krijon mundësinë që mbajtësi i tij të përfitojë nga kurset e formimit orientues për mësimin e gjuhës, ose të njohurive bazë për profesionet e kërkuara nga shteti pritës, për ata që dëshirojnë të emigrojnë dhe për pjesëtarët e familjes së tyre. Krahas kësaj, ata që kanë statusin e emigrantit përfitojnë pa pagesë edhe nga programet e nxitjes së punësimit dhe kurset e formimit profesional publik falas për emigrantët e rikthyer.

Ndryshimet në ligj gjithashtu përfshijnë edhe ndërmarrjen e politikave integruese kryesisht për fëmijët e emigrantëve të riatdhesuar. Pjesë e saj është edhe integrimi i tyre në sistemin shkollor shqiptar si dhe njohjen e kualifikimeve të fituara në vendet ku kanë jetuar më parë.

Ndërkaq, ndryshimet ligjore parashikojnë mbështetjen e emigrantëve në vendet ku ata jetojnë nga përfaqësitë tona diplomatike me anë të informimit për legjislacionin e shtetit ku janë, hapjen e shkollave shqipe, zhvillimin e aktiviteteve, etj.

Parashikohet se Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, në zbatim të këtij ligji, ushtron detyrat e përgjegjësitë për sigurimin e ofrimit të informacionit të nevojshëm për emigrantët e rikthyer për programet sociale të strehimit dhe hartimin e politikave dhe të legjislacionit për riintegrimin e emigrantëve të rikthyer të pastrehë, nëpërmjet përfshirjes së tyre në programet sociale të strehimit.”.

Edhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në zbatim të këtij ligji, ushtron detyrat e përgjegjësitë, për zbatimin e politikave mbështetëse për emigrantët e rikthyer në Shqipëri, të cilët banojnë në zona rurale.

Emigrantët shqiptarë sot në botë vlerësohet se përbëjnë rreth 27,5 % të popullsisë së përgjithshme dhe 35% të popullsisë aktive. Greqia dhe Italia janë identifikuar si vende parësore të destinacionit, të ndjekura nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.(atsh)

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top